Me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Paris për të përfaqësuar vendin në samitin e krerëve të shteteve të kësaj organizate.
Gjatë vizitës, presidentja Osmani pati nderin të takohet me mërgatën kosovare në Francë. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e palodhur të mërgimtarëve ndaj Kosovës, duke theksuar se “shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar.”
Takimi shënon një mundësi të rëndësishme për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe diasporës, e cila ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e vendit dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar. Kjo vizitë e presidentes Osmani gjithashtu thekson rëndësinë e angazhimit të mërgatës në proceset politike dhe shoqërore të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.