Filmi shqiptar “Aroma e Trëndafilit të Kuq”, me skenar dhe regji nga Aurel Naqi, ka rrëmbyer çmimin prestigjioz “Best Drama” në Toronto International Nollywood Film Festival (TINFF), një nga festivalet e rëndësishëm të kategorisë A. Ky sukses shënon një tjetër moment historik për kinematografinë shqiptare, duke e vendosur atë në vëmendjen ndërkombëtare.
“Aroma e Trëndafilit të Kuq”, një film që trajton me ndjeshmëri dhe art tematika të ndërlikuara të jetës, ka marrë tashmë katër çmime të para në festivale të mëdha si:
- Festivali i Metrazhit të Shkurtër në Venicë, Kaliforni
- Festivali i Filmit në Vjenë, Austri
- Film Crash Festival, Los Angeles
- Toronto International Nollywood Film Festival (TINFF)
Filmi do të vazhdojë rrugëtimin e tij të suksesshëm në festivalet e ardhshme, duke konkurruar për çmime të tjera prestigjioze. Në edicionin e 27-të të Festivalit të Filmit në Filadelfia, filmi është nominuar për dy çmime të rëndësishme: Best Drama dhe Best Actress (Enxhi Cuku). Ndërkohë, në Festivalin e Filmit në Lindenhurst, Suffolk County, ai kandidon për gjashtë çmime, përfshirë Best International, Best Director, dhe Best Cinematography.
Rrugëtimi i filmit vazhdon me pjesëmarrje në Louisville International Film Festival dhe ARPA International Film Festival në muajin tetor, duke përfunduar garën e tij në festivalet e pranverës, pas së cilës do të shfaqet për publikun shqiptar.
Toronto International Nollywood Film Festival (TINFF)
TINFF është një platformë ndërkombëtare që mbledh së bashku kinematografi nga e gjithë bota, duke përfshirë filma artistikë, dokumentarë, dhe të metrazhit të shkurtër. E themeluar në Toronto, Kanada, TINFF është bërë një nga festivalet më të rëndësishme për promovimin e prodhimeve të pavarura dhe atyre ndërkombëtare, duke krijuar një urë lidhëse mes kulturave dhe industrive filmike nga vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara.
Suksesi i “Aroma e Trëndafilit të Kuq” në TINFF është një shembull i fuqisë së kinematografisë shqiptare për të arritur audienca globale dhe për të reflektuar identitetin kulturor nëpërmjet historive të ndjera dhe artistike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.