SHBA/ Dita e parë e shkollës shqipe “ Gjuha jonë” në Filadelfia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dita e parë e mësimit në shkollën “Gjuha Jonë” nisi me një atmosferë të ngrohtë dhe entuziazëm më 15 shtator 2024, duke sjellë së bashku rreth 80 nxënës dhe familjet e tyre, të përkushtuar për ruajtjen e gjuhës shqipe larg atdheut. Shkolla, e cila ka për qëllim edukimin e brezit të ri në diasporë me gjuhën dhe kulturën shqiptare, mirëpriti nxënës të rinj dhe të vjetër në ambientet e saj të reja, ku u ndje gëzimi dhe emocionet e fillimit të vitit shkollor.

Nxënësit e klasave të para, disi të ndrojtur, kërkonin mbështetje tek shokët e klasës apo mësueset e tyre. Nga ana tjetër, nxënësit më të mëdhenj, tashmë më të njohur me shkollën, gëzoheshin për takimet me miqtë e tyre pas pushimeve verore. Ndërkohë, mësueset e shkollës – znj. R. Bardhi, R. Bani, M. Sotiri, A. Muzhaqi dhe E. Janji – ishin të angazhuara për t’u ofruar nxënësve një fillim të mbarë dhe frytdhënës të vitit shkollor.

Në kuadrin e këtij viti të ri, për herë të parë, nxënësit do të mësojnë me librat “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare për Diasporën”, të ndarë në dy nivele. Këta libra u siguruan nga biznesmeni z. Arian Begaj dhe u transportuan falas nga kompania Monte Kristo Shipping, Inc., me ndihmën e biznesmenit z. Edmond Zykaj. Për më tepër, sipërmarrësi Eldion Pajollari kontribuoi për të dytin vit radhazi duke dhuruar çanta dhe mjete shkollore për të gjithë nxënësit e rinj. Këto dhurata u mirëpritën me mirënjohje të thellë nga nxënësit dhe prindërit.

Në ditën e parë, aktivitetet ishin të përqendruara te prezantimi i nxënësve me njëri-tjetrin, duke ndarë eksperiencat e pushimeve, kënduar këngë në shqip, dhe zhvilluar lojëra gjuhësore për të forcuar njohuritë e tyre në gjuhën amtare. Pjesëmarrja e ish-nxënësve të shkollës si Bora Vladi, Gabriel Liti, Sara Shehu dhe Abigail Rrapaj ishte një tjetër element frymëzues, teksa ata ndihmuan vullnetarisht në procesin e organizimit dhe shpërndarjes së librave për nxënësit e rinj.

Prindërit, nga ana e tyre, ishin po aq të emocionuar, duke dhënë këshilla dhe inkurajuar fëmijët e tyre të përqendrohen në mësimin e gjuhës së tyre amtare, si një element i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Kjo ditë e parë shënoi një fillim të mbarë për vitin e ri shkollor, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e komunitetit shqiptar për t’u siguruar që brezat e ardhshëm të mos humbasin lidhjen me rrënjët e tyre kulturore, pavarësisht distancave gjeografike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.