Selanik/ Komuniteti Shqiptar në Festivalin Ndërkombëtar të Gatimit Food for Good

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 22 shtator 2024, Komuniteti Shqiptar i Selanikut shënoi një tjetër sukses të madh në festivalin ndërkombëtar të gatimit “Food for Good”, duke u bërë një përfaqësues i denjë i kulturës së pasur të gatimit shqiptar. Ngjarja, e zhvilluar në “Sheshin Ballkanik”, tërhoqi vëmendjen e qindra vizitorëve, të cilët u rreshtuan për të provuar shijet unike të gatimeve dhe ëmbëlsirave shqiptare.

Gratë e komunitetit, me përkushtim dhe pasion, prezantuan një gamë të gjerë të specialiteteve kulinare, duke sjellë në pah traditat e pasura të kuzhinës shqiptare. Pjesëmarrësit u bekuan me shije që shfaqin autenticitetin dhe diversitetin e kulturës tonë.

Gjatë festivalit, organizatorët ftuan përfaqësues të 24 vendeve pjesëmarrëse në skenë, ku znj. Flora Coku përshëndeti publikun në emër të Komunitetit Shqiptar të Selanikut, e mbështetur nga znj. Alma Sejati. Mësuesja e Diasporës, znj. Kristina Demiri Dojçe, gjithashtu u ftua të ndante disa fjalë përshëndetëse.

Pjesa më atraktive e ngjarjes ishte paraqitja e grupit të valleve “Jeta”, që solli tingujt e muzikës tradicionale dhe ngjyrat e bukura të kostumeve folklorike shqiptare, duke e bërë atmosferën edhe më festive.

Në përfundim, organizatorët u nderuan me përgëzime për organizimin e shkëlqyer, duke treguar angazhimin e tyre për solidaritetin mes 23 komuniteteve që jetojnë në Selanik. Kjo ngjarje ishte një dëshmi e fuqishme e traditave të gjalla shqiptare dhe kontributit të gruas shqiptare në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.