“Vallja e Rrajcës” fituese e Festivalit Internacional të Folklorit në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Përrenjasit fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit dhe Paqes në Agropoli në Itali duke promovuar vlerat e jashtëzakonshme të kulturës shqiptare.

Padyshim Vallja e Rrajcës ishte elementi i fortë që e bindi jurinë se çmimi i parë, mes disa vendeve të botës, ti shkojë Shqipërisë.

Gjithashtu një vlerë e shtuar, e cila i dha më shumë identitet përformancës së ansamblit ishin veshjet tradicionale të zonës së Prrenjasit, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme mes shumë grupeve folklorike pjesëmarrëse të festivalit, duke u vlerësuar me trofeun “Kostumografia më e mirë”.

Djem e vajza valltarë të ansamblit përshkuan rrugët e qytetit të vogël me flamurin kuqezi për t’i dorëzuar trofeun kryetarit të Bashkisë Përrenjas.

Për valltarët ky çmim ishte shpërblim për punën e jashtëzakonshme, por mbi të gjitha krenari e përfaqësimit të Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, kostumi plot ngjyra i Rrajcës, i qëndisur brez pas brezi nga zonjat e kësaj zone, solli gjithashtu në Përrenjas, çmimin e kostumografisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.