Itali/ Klarida Rrapaj vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar “San Giovanni Paolo II”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një ceremoni madhështore në Romë, në ambientet e njohura të Palazzo Valentini, u mbajt edicioni i tretë i “Gala për Paqen”, ku u vlerësuan individë dhe organizata që kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe promovimin e paqes. Një nga çmimet kryesore të mbrëmjes, Çmimi Ndërkombëtar “San Giovanni Paolo II”, iu dha një figure të njohur për përkushtimin e saj në fushën e humanizmit dhe drejtësisë sociale,  shqiptares Dr. Klarida Rrapaj.

Fituesja e çmimit, një psikologe dhe eksperte në viktimologji, ka vite që përkushtohet ndaj mbështetjes së viktimave të dhunës me bazë gjinore, duke ofruar ndihmë në procesin e shërimit dhe kthimit të dinjitetit të tyre. Ajo gjithashtu mban postin e drejtoreshës për të drejtat e grave në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (IPO) në Itali, ku punon për mbrojtjen e të drejtave të grave në mbarë botën.

Në fjalimin e saj, fituesja kujtoi momentin kur për herë të parë dëgjoi mesazhin e Papa Gjon Palit II në vitin 1991, kur mbërriti në Itali si emigrante. “Mesazhi i tij për dashuri, respekt dhe ndihmë për tjetrin ka qenë udhërrëfyesi im i përhershëm në çdo hap të jetës sime profesionale dhe personale. Këto vlera janë ato që më kanë drejtuar në përpjekjet për të mbështetur të tjerët dhe për të ndërtuar një botë më të drejtë,” u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu ndau përvojën e saj me diasporën shqiptare në rajonin e Lazios, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka luajtur në mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe përfaqësimin e interesave të tyre në Itali.

“Ky çmim është një nder i madh, por ai nuk është vetëm për mua. E ndaj atë me të gjitha gratë dhe burrat që luftojnë çdo ditë për të drejtat e njeriut, për drejtësi dhe për paqe, shpesh në hije dhe pa zhurmë,” theksoi ajo, duke u bërë thirrje të gjithëve që të vazhdojnë të kontribuojnë në ndërtimin e urave midis kulturave dhe popujve.

Gala për Paqen, përmes këtij çmimi, nënvizoi rëndësinë e përkushtimit të përditshëm ndaj paqes dhe drejtësisë sociale, duke bërë thirrje për veprime të përbashkëta që të mundësojnë një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.