Rruga e Arbrit, rruga që do ndihmojë 220 mijë njerëz!

E martë, 1 Korrik, 2025

Në tunelin e Murrizit, në tunelin më të vështirë të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri dhe ndër më të vështirët në Ballkan, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit. Tuneli ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës. Në tunel kanë mbaruar 87 përqind e punimeve.

Tuneli i Murrizit në ndërtim e sipër

Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që gjeologjia dhe burimet e shumta ujore në zonë kanë ndikuar në ritmin e punimeve. Tuneli është pjesë themelore e Rrugës së Arbrit. Kjo rrugë po ndërtohet sipas standardeve optimale evropiane. Investimi në të, krahas dhjetra veprave të artit, parashikon edhe mbjelljen e pemëve në të dyja anët e rrugës. e shkurton me dy herë e gjysëm kohën e mbërritjes nga Tirana në Peshkopi, kryeqendrën e Dibrës në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, qarku i Dibrës në Shqipëri ka 130 mijë banorë. Kurse Dibra e Madhe në Maqedoninë e Veriut numëron 90 mijë banorë. E gjithe kjo zonë me 220 mijë qytetarë, e pasur në burime natyrore, me një tokë pjellore që prodhon perime e fruta me emër në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin, për shkak të rrugës së keqe e shumë të vështirë malore, që deri tani kalonte nga Qafa e Buallit, qëndronte e vetëizoluar nga pjesa tjetër më e zhvilluar e vendit.

Pak ditë më parë, u hap për automjetet segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, duke shënuar realizimin e një prej segmenteve rrugorë më të rëndësishëm të Rrugës së Arbrit dhe duke shkuar në Bulqizë 21 minuta më shpejt se më parë.

Kjo rrugë që po ndërtohet në verilindje të vendit, përfaqëson ndër rrugët më strategjike në ndërtim e sipër të Shqipërisë, pse siguron zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen më të mirë ekonomike të dhjetra mijëra banorëve të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit. Rruga e Arbërit, me një gjatësi prej rreth 75 kilometra, do të lidhë Tiranën me Peshkopinë dhe me Dibrën e Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Rruga që e ka origjinën nga Periudha Romake, do të kalojë në 10 zona dhe do të shkurtojë me rreth 80 kilometra(gjysëm për gjysëm) rrugën e sotme nga Burreli. Nëse rrugën e vjetër nga Tirana për në Peshkopi e bëje për 4-5 ore, tani koha që harxhon do të jetë, sa të përfundojë Tuneli i Murrizit, dy herë e gjysëm më pak!

Tabela 1. Të dhënat teknike të Rrugës së Arbërit

Gjatësia: 74.5 km

Gjerësia: 7m

Standarti – Kategoria C2. Me dy korsi 2×3.5 m, me bankinë të asfaltuar (standard optimal evropian) Standarti i sigurisë në tunele: I plotë, tuneli me dy korsi + korsi emergjence

Mjedisi: Gjelbërim, pemë në të dyja anët e rrugës

Tabela 2. Të dhënat të tjera të Rrugës së Arbërit

Vlera totale e punimeve: 40.3 miliardë lekë

Nga kjo vlerë: 37.7 miliardë lekë kosto ndërtimore

2.6 miliardë lekë: kosto mirëmbajtje + operim i tunelit të Murrizit

48 vepra arti të nivelit të lartë: tunele, ura, tombino, skarpate të përforcuara

Cilësitë e rrugës së re

Rruga e re u shmanget në mënyrë të ndjeshme lartësive mbi 900 metra mbi nivelin e detit, duke rritur shpejtësinë mesatare të pershkrimit të saj në 70-80 km në orë. Nga ana e parametrave të sigurisë dhe lehtësisë së përshkrimit, ajo përbën variantin me kushte më të mira gjeologo-inxhinierike e hidrologjike.

Kjo rrugë rrit standardet e udhëtimit në këtë pjesë të vendit, si dhe sigurinë rrugore, në një kohë kur rruga e vjetër ka pasur aksidente të shumta.

Sot, përmes segmentit Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, rruga Tiranë- Bulqizë përshkohet nga sot e tutje për vetëm 55 minuta, ose 21 minuta më pak se më parë. Kështu, merr pak nga pak jetë dhe me shume mundësi zhvillimi një nga zonat më të varfëra të vendit, zona e Bulqizës, e njohur për minierën e saj të kromit.

Për të parë Rrugën e Arbërit të përfunduar në gjithë gjatësinë e saj, dibranët duhet të bëjnë durim edhe disa muaj.

Tabela 3. Dobitë e Rrugës së Arbërit

  1. Do të krijojë lidhje më të mira e direkte të rajonit

me pjesët e tjera të vendit dhe me Maqedoninë e Veriut

  1. Do të promovojë zhvillimin ekonomik të zonës, duke shfrytëzuar më mirë

dhe më shumë burimet minerare dhe ato të bujqësisë dhe blegtorisë

  1. Do të rrisë perspektivën e zhvillimit turistik të zonës(dhjetëfishojë turistët në tre vitet e ardhshme)
  2. Do të rrisë standartet e jetesës në të gjithë zonën.
  3. Dibranët do të shohin 75 milionë euro prodhim dhe të ardhura të shtuara çdo vit

Rruga e Arbërit po ndërtohet sipas standardeve optimale evropiane. Investimi në të, krahas dhjetra veprave të artit, parashikon edhe mbjelljen e pemëve në të dyja anët e rrugës.

Rruga e Arbërit, pjesë e Korridorit 8

Vazhdimi i Rrugës së Arbrit në territorin e Maqedonisë së Veriut bëhet përmes kufirit shtetëror në Gjoricë, ku kalohet për në qytetin e Dibrës. Distanca nga Dibra deri në Gostivar është 65 kilometra, e nga Gostivari deri në Tetovë 25 kilometra, kurse nga Tetova në Shkup 45 kilometra. Kështu distanca totale nga Tirana deri në Shkup, përmes Peshkopisë dhe Dibrës, do të jetë rreth 210 kilometra.

Në këtë mënyrë, Rruga e Arbërit shërben edhe si një segment i Korridorit të 8-të paneuropian. Rruga do të përshkohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, pavarësisht se përgjatë saj, ajo ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra.

Është një rrugë mjaft panoramike dhe tërheqëse për turistët. Pasi kalon Tiranën, rruga arrin në Brar dhe, duke kaluar Shkallën e Tujanit dhe luginën e bukur të Brarit, vijon në luginën e ngushtë e të thellë të malit të Dajtit, me kanionet mahnitës të ngushtë e të thellë.

Më tej, rruga përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës nga ana e Tiranës, duke dalë në anën e Matit në luginat e bukura malore të Xibrit dhe të Gurit të Bardhë, si dhe në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit mbi Urën e Vashës. Pasi, me segmentin e ri të përfunduar,  kalon luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, rruga vijon vijon në luginën e mirënjohur të Vajkalit, Zallit të Bulqizës, Zerqanit, deri sa del në fushën e Gjoricës të pellgut të Dibrës, për të vazhduar deri në Dibër të Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Metrat e fundit, turizmi dhe e ardhmja

Tashmë janë edhe 80 metrat e fundit në tunelin e Murrizit, ku ecet përditë, po ngadalë, deri në daljen e tij. Kjo dalje e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila që tani ka nisur të kthehet ne një motor i fuqishëm të zhvillimit ekonomik për të gjithë banorët punëtorë të zonave të Dibrës, Bulqizës dhe Matit.

Dibranët e kanë ëndërruar për dekada me rradhë këtë rrugë. Në vitin e kaluar, zonën e Matit, Bulqizës dhe Dibrës e kanë vizituar 37 mijë turistë. Në sajë të Rrugës së Arbërit, brenda pak vitesh, këto zona kaq të bukura e mikpritëse të verilindjes së vendit do të vizitohen nga një numër dhjetë herë më i madh turistësh.

Ekonomia e këtyre zona pret me padurim përfundimin e Rrugës së Arbërit, për të vendosur të gjitha shanset e zhvillimit të saj në prodhimin dhe përpunimin në shkallë industriale të frutave dhe perimeve të saj të njohura, si dhe në turizmin rural dhe të natyrës, bazuar në bukuritë natyrore, mikpritjen e jashtëzakonshme dibrane dhe jeten e gjallë e plot tradita të fshatit dibran.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.