Intervista/ Adnan Fazliu, pioneri i mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër 

E diel, 6 Korrik, 2025

Asimilimi, humbja, harresa, kanë qenë frikërat më të mëdha të shqiptareve ndër vite. Në çfarë gjuhe do të komunikojnë pasardhësit? Si do ti ruajnë dhe përçojnë traditat, muzikën, folklorin, kulturën. A do të kenë  ndjenjë krenarie për përkatësinë shqiptare apo një ditë do të na mbulojë pluhuri i harresës?

Këto kanë qenë shqetësimet e gjithë atyre shqiptarëve që në kohë e për arsye të ndryshme janë detyruar të lënë vendlindjen për të rifilluar diku tjetër. Ndoshta shpesh edhe duke mbartur brengën e asimilimit. Të humbjes së identitetit, që kurrsesi nuk duhet ngatërruar me integrimin.

Kjo ndjesi ka qenë në zemër të mësuesit Adnan Fazliu që në momentin e parë që shkeli në tokën zvicerane. Për të fëmijët shqiptarë në Zvicër e kudo në Diasporë duhet ta njohin gjuhën e tyre dhe të marrin çdo avantazh që munden dhe ta përdorin në vendet ku jetojnë për tu integruar e për tu realizuar si qytetarë të denjë në të dy vendet të cilëve u përkasin në mënyrë të pashmangshme.

Z. Fazliu dëshiroj ta nis këtë intervistë duke ju përgëzuar për punën dhe përkushtimin tuaj në mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër. Po bëhen gati tre dekada që kur keni nisur këtë mision të rëndësishëm. A mund të na tregoni diçka më shumë mbi historinë tuaj të emigrimit?

Unë vij nga një fshat i Kosovës lindore i quajtur Miratoc një fshat i mrekullueshëm për të cilin ndihem krenar.

Në Kosovën e viteve ’90  gjendja ishte e acaruar skajshmërisht nga terrori që po ushtrohej ndaj shqiptareve gjithandej trojeve, pra jo vetëm në Kosovën administrative.  Kjo situata besoj se nuk do shumë për tu elaboruar pasi që e kemi ende të freskët kujtimin mbi raprezaliet që kishin filluar qysh më herët dhe vazhdonin të përshkallëzoheshin në drejtim të një dhunë, pra jo vetëm në atë fizike po edhe psikologjike. Thjesht kishin sulmuar çdo pore të jetës, mes tyre edhe arsimin. Kishin filluar të na shuheshin shpresat për një shkollim të mirëfilltë, e jo më të imagjinonim apo të shpresonim që me atë shkollim të ndërtonim ndonjë të ardhme të lumtur.

Unë sikur edhe shumë shqiptarë u detyruam të  lëshojmë vendin ky natyrshëm kishim ndërtuar ëndrrat e rinis për jetën. Ato në një farë mënyre u fundosën dhe si alternativë morëm rrugën e dhimbshme të mërgimit. Fati e deshi që të vimë dhe jetën ta kalojmë në alpet e Zvicrës, megjithëse shumë të bukura por jetojmë sikur bilbili në kafazin e artë.

Çfarë ju dhimbtë më së shumti pas ardhjes dhe vendosjes tuaj në Zvicër?

Ishte një rifillim i ndërtimit të një standardi dhe një mënyre te re të jetesës, fakti që brenga dhe mërzia dikur u shndërrua në vullnet të çeliktë për të mbetur shqiptarë në radhë të parë pasi që rreziku i asimilimit pos tjerash kërcënonte fëmijët në radhë të parë.

Dhe cilat kanë qenë vështirësitë tuaja për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe?

Natyrshëm si obligim ndaj fëmijëve po edhe vetvetes vendosa mos të rri duarkryq dhe të sodis shkapërderdhjen duke u dorëzuar para sfidës që e shihja me sy. Andaj unë së bashku me disa  bashkëmendimtarë vendosëm t’ja ndalim hovin asimilimit.

Unë atëbotë vija nga bankat e shkollës e kisha më gjallë se të gjithë të tjerët vullnetin dhe dëshirën për ëndrrën time për tu shkolluar e cila mu vra pa dashjen time. Andaj u vura në dispozicion. Përveç aktiviteteve tjera kombëtare si prioritet vendosëm që të ndërmarrim një veprim të tillë para se të bëhej vonë, pra të hapim klasat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Të hapje shkollë nuk ishte e lehtë pasi që nga mungonte kuadri, përvoja. Nuk kishe ndihmë nga askush por duhej të mbështeteshe te forcat vetjake. Mungonin edhe financat, pse mos të thënë që mungonte edhe përvoja në këtë drejtim por ku qëllimi është i pastër atëherë rrugët gjenden.

Qëllimi i hapjes së shkollës shqipe përveçse që të mësohej gjuha shqipe ishte edhe si një kundër reaksion i asaj që po ndodhte në atdhe, pra simbol rezistence. Nëpërmjet shkollës mendonim të mbanim afër edhe prindërit për ti sensibilizuar për situatat që priteshin të ndryshonin për të keq në Kosovë e gjetiu.

Mobilizimi rreth shkollës shqipe ishte edhe mobilizim për ta ndalur të keqen, mënyrë për të ndikuar tek ngritja e vetëdijes kombëtare, gjë që edhe ka ndodhur.

Dikush do të pyeste: Po si ishte e mundur? Unë them po kishte ndikim nxënësi përmes aktiviteteve të shkollës shqipe si manifestimet e shkollës, shënimit të datave kombëtarë të mbanim gjallë patriotizmin.

Kështu u hapën klasat e para, e si në çdo fillim ishte  edhe euforia prezentë, kështu që hapëm 7 pika shkollore në regjion, mes tyre edhe shkolla në fshatin Flums ku unë jetoja dhe veproja në vitin 1991 ku vazhdoj ende të jetoj e punoj.

Aty ku katër fëmijët e mi vijuan shkollën shqipe që nga klasa e parë deri në klasën e nënte, sot në bankat e shkollës kam edhe mbesën pasi që fëmijët e mi kane kryer shkollime të ndryshme e dy nga ta njëra vajze me magjistraturë e tjetra tani ne fakultet dy tjerët me pozita shumë të mira në profesionet e tyre.

Jam krenarë me veprimtarinë time në përgjithësi por edhe sa i përket shkollës shqipe në veçanti për më shumë se tri dekada ushtar i përbetuar edhe tani kur po flasim ende aktiv, pra si administrator kantonal në St.Gallen për 25 vite me radhë dhe tri dekada kryetar i këshillit rajonal. Këto dekada me duken ditë apo javë, thjesht numra.

Tani thjesht numra po është e vërtet, por realiteti pas këtyre numrave është një punë drakonike që është bërë për të arritur këtu ku jemi.

Nuk dua të flas për atë se çfarë kam përjetuar në këto tri dekada, nuk dua të flas për gjërat negative po  vetëm për ato pozitive.

Pikërisht këto gjërat e mira pozitive që ka sjellë shkolla shqipe dëshirojmë të dimë…

Te shohësh një fëmijë që rritet dhe shkollohet  në Zvicër aty fillon nga çerdhja në gjuhe të huaj, prindër që jo detyrimisht ishin brez ku e di se sa të arsimuar, po kryesisht krah pune e që s`kishin mundësi edhe dije që ti ndihmonin fëmijët që ata të flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe përveç asaj gjuhës së përditshme. Po ai fëmijë që filloi të mësoj gjuhen shqipe dilte në manifestime recitonte, i këndonte atdheut, i këndonte heronjve ishte një rilindje kombëtare për ne, shihje prind të cilët qanin nga gëzimi nënë apo baba, gjysh apo gjyshe pasi që aty lindi shpresa.

Klasa me nga 39 e ca nxënës mësues të mrekullueshëm, thjesht lulëzonte gjuha shqipe. Diku në 7 pika shkollore kishte rreth 170 nxënës për një kohë jo të gjatë, mos më pyetni sa janë tani..!

Fëmijët për atë kohë që ishin në mësimin plotësues të gjuhës shqipe ishin shqiptar, flisnin vetëm shqip, shqipen e unisuar, komunikonin shqip thjesht. Ishte një oaz sikur të ishin në vendlindje.

Ata jo që vetëm mësonin shkronjat e arta shqipe në gjuhën amtare po ishin frymëzim, shpresë edhe për mua apo prindërve se nuk do te tjetërsohemi, nuk do shkrihemi e të tretemi.

Gjuha shqipe, pra mësimi i saj filloi të reflektojë edhe në mësimet e gjuhës gjermane, mësuesit çdo ditë e më shumë bindeshin dhe filluan të proklamojnë tek unë dhe të tjerët, se nxënësit që mësojnë shqipen janë edhe në gjuhen gjermane më të mirë se tjerët, madje më të mirë se vendasit. Dhe binduni se këto janë fakte jo fjalë të kota, ditë e më shumë shtohej numri  mësuesve vendas që i thonin shqiptarëve: Mos ju flisni fëmijëve në shtëpi gjermanisht por shqip, dërgojini  ta mësojnë gjuhën shqipe. Këtë e thonë edhe sot, por që shumë herë bie në vesh të shurdhër.

Suksesi i nxënësit respektivisht fëmijës është krenaria e prindit. Është krenari për mua sot kur vajza ime gjatë pushimeve në Prishtinë apo Tiranë furnizohet me literaturë, vepra të autorëve të mirënjohur shqiptarë dhe botërorë në gjuhën shqipe. Kjo nuk është rastësi.

Kur ndien se fëmijët janë në gjendje të flasin rrjedhshëm gjuhën e pastër shqipe dhe nuk ju mungojnë fjalët si prind thua vetes “Të lumtë se ja dole”.

Nuk është rastësi që fëmijët më të suksesshëm që sot kanë mbaruar apo janë nëpër fakultete janë pikërisht nxënësit e shkollës shqipe, kjo meritë është edhe e mësuesit apo mësueses.

Kujtoj nipin e fshatit tim mësuesin e parë para se të formohej LAPSH-i Adnan Memeti, pastaj  Isa Morinën e Vaxhid dhe Qefsere Sejdiun që ishim krah për krah me njëri tjetrin ballë stuhive të kohës për të mbajtur gjallë gjuhën shqipe në këto anë të Zvicrës për gati se 25 vite bashkë.

Pra ju thoni se gjuha është kusht për të mbetur shqiptar?

Eh po a nuk do e ndiej veten të huaj fëmija i cili ka turp të flas shqip në vendlindje pasi që ka frikë se e din se do gabojë në formulimin e fjalëve,  po sa të hap gojën. Një shembull, ne që flasim gjermanishten e cunguar fëmijët tanë qeshin me ne edhe në vendlindje do jen të përqeshur fëmijët tanë kur të flasin gjuhën e gjymtuar. Mendoni se do të ndihen mirë? Sigurisht që jo, do ndihen të nënçmuar, të huaj në vendin e tyre.

Ah gjyshi i cili nuk do ta kuptoj mbesën e nipin dhe mbesa e nipi do pyes babin dhe mamin në gjermanishte se çfarë po thotë gjyshi se spo e kuptoj. Kjo po ndodh tani e do të vij e do të përkeqësohet në vazhdimësi!

Imagjinoni sa e dhimbshme është për mua që frekuentoj shpesh Turqinë ku kemi edhe familjarë, shoh  si mundohen ta thonë një fjalë shqipe dhe asesi s’ja dalin me gjithë dëshirën që mes fjalës shqipe duan të tregojnë se janë shqiptarë.  Gati se nuk i shpëtojnë lotët nga keqardhja se nuk arrijnë të thonë atë që duan të thonë ato fjalë që i ka në zemër e shpirt e s`mund ti  nxjerrë nga goja po të flet si një memec. E dhimbshme shume, madje për të vajtuar.

Ky është shembulli dhe alarmi që unë e kam parë e kam ndier herët dhe të gjithë e dimë, po ja që s`duam ta pranojmë se ajo dite është shumë afërt për të mos thënë se ka ardhur.

Kambana, alarmi duhet të bjerë që nga kokat e shtetit shqiptar e deri tek shqiptari i fundit se ne po zhdukemi. Kur humb gjuha me të ikin shumë gjëra duke filluar nga kultura, tradita, malli për vendlindjen, patriotizmi, pra do jetosh pa identitet e pastaj me çfarë do krenohesh, mbetesh gurë në rrugë, njeri pa vlera!

A keni gjetur përkrahje tek vendasit që shkolla shqipe të zhvillohet pa probleme?

Të them të drejtën sikur ne të propagandonim dhe ta ndihmonim veten sa janë në gjendje të ndihmojnë udhëheqësit e shkollave vendase, ne sot nuk do flisnim për kancerin e quajtur asimilim i cili na ka kapluar me shumicë. Është e dhimbshme që mësuesi zviceran shpreh keqardhje dhe se nuk e kupton si është e mundur që kur ne ju themi zyrtarisht dërgoni fëmijët të mësojnë shqipen prindi shqiptarë bëhet shurdhmemec.

Z. Fazliu, tridhjet vite aktiv, ku e gjeni forcën të vazhdoni?

A më mjafton mua që unë të jem shqiptari i fundit me plot kuptimin e fjalës në familjen time të ngushtë?!

S’besoj se duhet ti shtoj më tepër kësaj pyetje që unë ngrita, po ketë pyetje do ja parashtroja atyre që me duart e veta dhe djersën e tyre po i gjymtojnë fëmijët e tyre duke mos ua mësuar gjuhen e ëmbël shqipe, ata që e kanë plot gojën patriotizëm, po në shtëpi gjuha e folur është jo shqipja dhe gjuha për ta është një mjet i thjesht komunikimi e cila lehtë mundë të zëvendësohet me një tjetër dhe nuk ju krijon përshtypje.

Çfarë ju bën të lumtur në Zvicër e që munda të  thoni me bindje se edhe pse larg vendlindjes jeni i përmbushur?

Në aspektin e aspiratave për vizionin tim personal i kam tejkaluar gjitha normat e suksesit dhe jam më se i kënaqur për rezultatet në profesion-punë. I kam shërbyer popullit tim edhe mes punës time si këshilltarë financiarë dhe i sigurimeve në kompaninë time si i pavarur për 25 vite me radhë.

Nëse flas për rrafshin kombëtar 35 vite, herë 24 orë në shërbim të kombit, i dekoruar disa herë me mirënjohje të ndryshme nga shoqatat dhe institucionet e ndryshme gjë për të cilën ndihem tejet krenarë unë dhe familja ime.

Jo për krekosje pasi që jam më se modest në jetë, por dua që të shërbej si shembull që duhet përsëritur së pari familja ime pastaj edhe shoqëria. Pra e sfidoj gjithkënd dhe i them se mision të përkohshëm mund të bëj gjithkush në periudha të shkurta por mison të përjetshëm janë të rrallë që ja dalin. Unë do mbetem i tillë deri në frymën e fundit, pa dyshim, nuk e njoh fjalën dështim.

Me e rëndësishmja familja e shëndoshë dhe e suksesshme e cila frymon shqip kulmi i suksesit tim në jetë.

Ku i mbështetni shpresat për të ardhmen?

Tek shqiptarët me vetëdije të lartë dhe kryesisht tek shteti apo me mirë të themi Shqipria dhe Kosova, koha që diasporës ti shpaguhet djersa!

Të vihet në shërbim qeveria, mediat e kështu me radhë që të  sensibilizohet çështja e gjuhës shqipe, të përkrahet mësimdhënësi dhe të vihen urat e bashkëpunimit me shkollën shqipe në Zvicër.

Do të kishin një mesazh për lexuesit e pse jo pët shqiptarët gjithandej ku jetojnë ata?

Do jua thoja troç, në gramatikë ekziston veta e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin

(unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato)

Ne shqiptaret duhet ta heqim këtë nga fjalori kur flasim për kombin për gjuhën për trojet tona duhet të ndalohen gjitha tjerat por të themi NE, së bashku pa ata dhe ato po e theksoj, vetëm NE së bashku do ja dalim që fëmijët tanë të ndihen krenarë me këtë komb, gjuhë dhe flamur.

Z. Fazliu ju falënderoj për kohën që morët për këtë intervistë.

Fjalët që burojnë nga zemra dhe shpirti shpresoj që të vlerësohen nga njerëzit e mençur por kur atyre fjalëve ua shton edhe punën atëherë kompletohet qëllimi i realizimit të idealit dhe ai do arrihet me doemos. Falënderj që më zgjodhët pikërisht mua për këtë intervistë, ishte kënaqësi.

Nga Teuta Tabaku

*Intervista është publikuar fillimisht në revistën “Flasim Shqip”, botim i Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Revistën e plotë mund ta lexoni këtu:

https://drive.google.com/file/d/1Iq9gSyhq_UZ4yA-KlIE3quOFviekjO4c/view

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.