Maqedoni e Veriut/ Ecolog rindërton pavionet e spitalit të Tetovës

E martë, 1 Korrik, 2025

Falë një donacioni bujar nga kompania Ecolog ditën e sotme janë përuruar repartet e rinovuara të Spitalit Klinik të Tetovës. Ky projekt, i cili është rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ecolog dhe Spitali të Tetovës të nënshkruar në dhjetor 2023, sjell një transformim të plotë për repartet e bllokut të sëmundjeve interne. Gjashtë reparte kryesore të mjekësisë interne, duke përfshirë pediatrinë, endokrinologjinë, psikiatrinë, dhe repartet e sëmundjeve interne, si dhe kabinetet dhe laboratorët, tashmë ofrojnë shërbime shëndetësore sipas standardeve më të larta europiane.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë personalitete të shquara si filantropi Lazim Destani, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Taravari, Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Dr. Agim Berisha, ish-Drejtori Dr. Ilir Demiri, si dhe mjekë, infermierë dhe të ftuar të tjerë.

Filantropi Lazim Destani, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e kushteve të spitalit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. “Me këtë investim, Spitali Klinik i Tetovës merr një pamje europiane, duke krijuar kushte më të mira jo vetëm për pacientët, por edhe për personelin mjekësor,” tha z. Destani. Ai falënderoi ish-Drejtorin Ilir Demiri për iniciativën dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe motivimit të biznesmenëve për të ndihmuar në projekte të tilla.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, përgëzoi zotin Destani për këtë gjest fisnik dhe bëri thirrje për më shumë investime të tilla në sistemin shëndetësor dhe arsimor të vendit. “Investime të tilla përmirësojnë kushtet ku mësojnë fëmijët tanë dhe ku marrim shërbime shëndetësore,” tha Ministri Taravari.

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Agim Berisha, e cilësoi këtë projekt si një hap të madh përpara në përmirësimin e shërbimeve të spitalit. “Kompania Ecolog ka treguar një humanitet të jashtëzakonshëm, dhe ky donacion është një shembull i shkëlqyer i mbështetjes që nevojitet për të përmirësuar kujdesin shëndetësor,” theksoi ai.

Ish-Drejtori Dr. Ilir Demiri falënderoi z. Destani për këtë donacion, i cili kap vlerën e rreth një milion eurove, duke e bërë Ecolog-un donatorin më të madh për Spitalin Klinik të Tetovës. “Kjo është një akt bamirësie i cili tregon se më të mirët janë ata që u shërbejnë të tjerëve,” shtoi ai, duke përmendur një hadith kuranor.

Pas këtij investimi, dhomat e pacientëve tashmë ofrojnë komoditete moderne, duke përfshirë banjo dhe tualete të reja, televizorë, internet dhe pajisje teknologjike të kohës, duke e sjellë spitalin në nivelin e spitaleve moderne europiane. Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.