Vota e Diasporës, KKD mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor

E diel, 6 Korrik, 2025

Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) nëpërmjet një deklarate për shtyp ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë. Një hap kyç ky që pritet të mundësojë votën e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025. Ky zhvillim shënon një moment historik në përfshirjen e shqiptarëve jashtë vendit në proceset demokratike të atdheut të tyre.

Në një deklaratë për shtyp, KKD theksoi rëndësinë e këtyre ndryshimeve, duke i quajtur ato një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes si një anëtare dinjitoze e Bashkimit Evropian. “Shqipëria, me këtë hap, po vepron si një shtet evropian modern, me të cilin të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, duhet të krenohen,” tha KKD.

Që nga krijimi i KKD-së në vitin 2019, me misionin për të përfaqësuar interesat e Diasporës shqiptare në mbarë botën, realizimi i votës së diasporës ka qenë një nga prioritetet kryesore të këtij institucioni. Kjo çështje është ngritur në çdo takim zyrtar me krerët e institucioneve shqiptare që nga viti 2019.

Përveç përpjekjeve diplomatike, KKD ka pasur përfaqësuesit e saj në grupin e punës të ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nga viti 2020 për votën e diasporës. “Puna për realizimin e votës së diasporës duhet të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të ligjit. KKD-ja është dhe do të jetë e gatshme për të dhënë kontributin e saj institucional përmes ekspertizës së anëtarëve të saj deri sa shtetasit shqiptarë me banim jashtë territorit të Shqipërisë të votojnë nga vendi ku jetojnë,” u shpreh KKD.

KKD-ja do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionet shqiptare dhe me komunitetin e diasporës për të siguruar një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Deklarata e plotë

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.