106 vota pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, i hapet rruga votës së diasporës

E diel, 6 Korrik, 2025

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas ndryshimeve të votuara sot, në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë do të jetë e mundur që shtetasit shqiptar me banim jashtë vendit të shprehin vullnetin e tyre pa u detyruar që të jenë fizikisht në Shqipëri. Sipas vendimit, KQZ drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse për procesin për përgatitjen e zgjedhjeve dhe organizon votimin dhe numërimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuara në këtë Kod dhe në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja në zbatim të tij. Votimi do të kryhet me postë, që zgjidhet nga KQZ. Çdo shtetas shqiptar që jeton jashtë vendit do duhet të regjistrohet me adresën e  saktë se ku banon. Pas kësaj, emri i tij do të hiqet nga lista e votuesve në zonë ku ka jetuar më parë në Shqipëri, edhe pse Vota e tij do t’i shtohet zonës zgjedhore ku rezultonte i regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, pjesë e ndryshimeve janë dhe hapja e listave zgjedhore. Sipas ligjit të parashikohet që lista të jetë në 2/3 e tyre të hapura dhe 1/3 të mbyllura. Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të kalkulohet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Në vijim u votua kundër tre amendamenteve ligjore të sjella nga deputeti Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, teksa u miratua amendamenti i sjell nga deputetja Etilda Gjonaj dhe 29 deputetë të tjerë mbi kuotat gjinore, ku parashikohet që 30% mandatave ti besohet zonjave në Kuvend.

Sa i takon listave të hapura, me ligjin e ri, partitë do të dorëzojnë në KQZ dy lista: listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit vendosen në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.