Kuvendi miraton me 96 vota pro heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Maxhoranca dhe opozita kanë votuar në dakordësi të plotë heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Me 96 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi miratoi projekt deklaratën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. Shembull në argumentet e kësaj séance plenare  u mor edhe raporti I Shqipërisë me Italinë.

“Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr.  Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie. Absurdi është se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek pastaj u futëm në territorin shqiptar, dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh dhe 2 javësh. Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar”

Zgjidhje për këtë problematike sipas kryetares së grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet mbetet vetëm vullneti politik.

“Askush më shumë se deputetët nuk mund të kenë legjitimitet për zgjidhjen e një dialogun politik”

Edhe për kreun egrupit parlamentar të Partisë Socialiste, ky ligj nuk përfaqëson marrëdhëniet reale mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Për realitetin e ri ku janë dy vendet, nuk na duhet të presim edhe 84 vite të tjera për të korrigjuar këtë budallallëk historik. Besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë shembull i shkëlqyer se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, sigurie, mirëqenie. Kjo iniciativë mbetet një përpjekje domethënëse krejt e përligjur”

Ndonëse nga radhët e opozitës  u shpreh skepticizëm, deputetët votuan pro për heqjen e ligjit të luftës.

“Është në dorën e Greqisë , është ajo që duhet ta heqë”

Greqia e deklaroi Shqipërinë një vend armik në 1940 me një dekret mbretëror duke shpallur ligjin e luftës, i cili vijon të jape efekte negative pas tetë dekadash.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.