Kosova ka prezantuar sot programin kreditor, nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për investime në Kosovë.
Ky fond parashihet që të arrijë vlerë deri në 100 milionë euro, ndërsa garantimi i kredive investuese do të jetë deri në 3 milionë euro.
Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”.
Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro.
E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.
Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, si dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Kryeministri Kurti në fjalën e tij tha se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv, duke hapur kështu një dritare që do t’i ketë 100 milionë euro, raporton EkonomiaOnline.
“Ky është një hap që edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë. Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë”, ka thënë Kurti.
“Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë”.
“Për një kohë shumë të shkurtër u investuan më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë tani me ‘Dritaren e Investimeve’ është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë ia mundëson që të hapen edhe në Kosovë”.
“Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.