Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir.
Si dhe, për kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.
Në takim u bisedua edhe rreth mundësive për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, sport dhe qeverisjes lokale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Kurti gjitashtu është pritur në vizitë edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı.
Në një postim të tij në Instagram, Kurti ka shkruar se Fıçı është kryetarja e parë grua e komunës së Foçës, në provincën e Izmirit duke shtuar se ajo është me prejardhje shqiptare.
Kurti tha se ajo i mirëpriti dhe se me të diskutuan rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi.
“Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.