Ungra, kryeqytet i festivalit të këngës arbëreshe për fëmijë

E premte, 4 Korrik, 2025

Për herë të parë në historinë e tij, fëmijët arbëresh pas pesë shekujsh hapën një festival arbëresh për fëmijë.

Në kuadrin e marrëveshjes së përbashkët midis Qendrës Albanologjike “Antonio Bellusci” dhe  “Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, me Kryetar Musa Jopullin, sekretar të saj Mentor Thaqi, Rexhep Rifati anëtar kryesie dhe Anëtar Nderi i Qëndrës Albanologjike A. Bellusci, në bashkëpunim me Koordinatorin e Shkollave Shqipe në Zvicër, prof.. Vaxhid Sejdiun, atë për Bavari, Bashkim Halilaj, si edhe me mbështetjen e profesorit dhe mikut të madh të arbëreshëve z. Hazir Mehmeti, studiues, hulmumtues, shkrimtar në Austri, ju përcollëm në Ungra, ngulimin arbëresh në hapjen e  Festivalin të parë për Fëmijët  Arbëresh.

Muzika dhe mbi të gjitha këngët, shfaqen si mediumi më popullor i përshtatshëm për përhapjen e ideve dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për gjuhën dhe çështjen arbëreshe.

Kanali më vital dhe hulumtues për të përhapur gjuhën arbërishte, është edhe kënga.

Kam shumë vite që vizitoj, hulumtoj ngulimet arbëreshe, ku për secilin prej tyre  jam munduar që t´i thelloj akoma më tepër njohuritë, t´i kodifikoj ato, duke i kthyer në informacione, për të sensiblizuar të rinjtë  shqiptarë, në Shqipëri, në trevat e saj,  si edhe në mërgatë e diasporë, që të njohin këtë popull, vëllezër të të njëjtit gjak.

Sot nëpërmjet këtij artikulli do t’iu përcjellë në Ungra, e nuk do flas mbi historikun e tyre, por për një aktivitet të rëndësishëm: Festivali i Parë për Fëmijë në Arbërinë Arbëreshe.

Gjersa viziton Ungrën, do vësh re që është e shpopulluar, por do të shohësh edhe nga ata të cilët mundohen me mish e me shpirt për t´i dhënë jetë, e mbi të gjitha për të mbajtur rrënjët, kulturën dhe gjuhën, të cilët në kushte të vështira promovojnë identitetin e tyre arbëror dhe të qenit arbëresh.

Valorizimi (vlerësimi) i gjuhëve të pakicave të territorit në Itali, i promovuar nga “rregulloret” rajonale, italiane dhe evropiane, vlen edhe për sektorin e artit dhe muzikës, kënga në veçanti.

Në fakt, kënga si art, është një mjet i rëndësishëm i transmetimit kulturor dhe gjuhësor, i cili duhet marrë më shumë parasysh në kuadrin e politikave për mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore.

Në datë 1 Qershor 2024, “Officina della musica” e drejtuar nga Anna Stratigò në bashkëpunim me komunën e Ungrës (Lungro), organizoi Festivalin e Këngës për Fëmijë  “Këndomi Arbërisht”. Në këtë  aktivitet ishte e ftuar edhe fituesja e programit “Gjeniu i vogël 8” zhvilluar në Shqipëri,  vogëlueshja Ea Zoga.

Ungra, një territor unik, një vend takimi pjellor, ku ekzistojnë kushtet për një ofertë të pasur dhe të larmishme muzikore, gjithashtu tërheqëse për artistë arbëreshë e të huaj, me një potencial të gjerë të aftë me aktivitete prodhuese me pasoja të dukshme në botën arbëreshe të Kalabrisë dhe kjo falë nismave dhe punës së madhe të Anna Stratigòs e shumë kompozitorëve, autorë të teksteve, instrumentista.

Merrnin pjesë 12 fëmjië, 12 “dishepuj të vegjël” të këngës arbërore. Vinin Nga San Kosmo Albanese, Civita, Frascineto, Ejanina, Ungra, ngulime arbëreshe por edhe nga një emigrante në Veneto. Emocione të forta kur dëgjoje nga goja e këtyre vogëlushëve ato fjalë arbërisht të cilat ndoshta kurrë nuk i kishin hasur.

Por, “sensi appartenencës (përkatësisë)”, dashuria për rrënjët, gjuhën, bënë të rrëzohen edhe malet dhe kjo reflektohet tek shpirti i organizatores Anna Stratigò. Nuk di si tua shpjegoj në pak rreshta se kush është Anna Stratigo, por në formën më sintetike mund dhe pa hezitim të bëj këtë krahasim.

Nëse ne shqiptarët konsiderojmë artiste të vërtetë Vaçe Zelën, Kosova Pagarushen, e them pa hezitim që Arbëria Arbëreshe ka Anna Stratigon, jo për diapazon vokal por me kuptimin e plotë të fjalës, të qrnurit  Artiste, dhe Anna është.

Anna është një uragan i botës arbëreshe. Ajo përfshiu në këtë projekt, edhe gra të cilat spikasin në botën arbëreshe edhe pse shpesh herë të heshtura si Elena Forte, Carmen Bellellisario, të cilat vinin nga një realitet si këngëtare grupi Vuxhe Grash dhe eksperimentuan me performancë dinjitoze në tekste dhe muzikë.

Anna nuk ndalet vetëm në Ungra. Ajo shkon më tej, arrin në Frascineto, fton mikeshën e saj Maria Antonieta Rimoli në këtë mision ku Rimoli kompozon dhe krijon një tekst mbi Frasnitën. Rimoli me dashurinë për Arbërinë e saj është gati të vihet në provë. Nis e thurë vargjet, e vë në dukje kulturën tipike të  “Katundit” të saj “Vallja”, rrëfen se këto toka të parët e tyre i mbollën me mundime, flet me atë dozë melankolie për shpopullimin e këtyre trojeve por edhe me nota epike që ky popull nuk duhet të vdes, e vë në pah gjuhën që mos të harrojmë.

Një “autor” tjetër është edhe Angelo Stratigò, midis seriozitetit të punës së tij dhe ironisë ai rrëfeu se si i lindi ideja e këngës “Shoqes sime”.

Ana është si një “Virus”, të infekton, tha ai, të bën të ngrihesh nga gjumi e të incizosh melodinë që ke në kokë. Anna bën që edhe farmacisti të krijojë, të kthehet në muzicist! Ndoshta sepse arbëreshi e ka në gjak artin!

Janë edhe kompozitorë të tjerë si Vecenzo Costnate, “Prijmi”, kur vajza arbëreshe me kitarën në dorë nisi dhe të këndonte me një maturitet artistik.

Nuk mungonin edhe tema si “Këze” që është karakteristikë e kostumit arbëresh, por edhe vogëlushja Najla me kostumin e saj arbëresh.

Ishin që të gjithë një mrekulli! Të gjithë ishin fitues. Një mbrëmje e paharruar!

Orkestra ishe e përbërë nga: Checco Pallone, Gianfranco Esposito Fabiano, Giovanni Brunetti, Piero Gallina dhe nga Kompozitori shqiptar Spiro Pano.

Dy prezantuesit e festivalit mbajtën në mënyrë të përsosur prezantimin në dy gjuhë, atë në italisht dhe në arbërisht. Për herë të parë zhvillohej një festival në dy gjuhë dhe kjo falë edhe dritëgjatësisë së Anna Stratigo për mbështetjen e gjuhës arbëreshe!

Në këtë mbrëmje ishte një publik i ngrohtë që priti me duartrokitje vogëlushen nga Shqipëria Ea Zoga si edhe fituesin e këtij edicioni  Giovanni (Gjoni) i vogël me bashkëpunuesit Ettore Marino, Alessandro Castriota Scanderbeg dhe Anna Stratigò.

Merrnin pjesë nga Qeveria Vendore si Kryetari i Bashkisë Z. Carmine Ferraro, ku së bashku me Anën hodhën idenë dhe zotimin për një tjetër projekt, atë të krijimit të një CD.

Le të kujtojmë se valorizimi (vlerësimi) e arbërishtes nëpërmjet muzikës tek fëmijët, nëpërmjet krijimit të festivaleve, multidisiplinares, recensioneve, sezoneve muzikore, aktiviteteve koncertale, por edhe  konkurse në fushën muzikore, si dhe së dyti, për të identifikuar format e stimujve për përdorimin e teknologjive digjitale dhe multimediale për të mbështetur proceset krijuese, prodhimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e veprave muzikore në arbërisht, është një nga binarët e rëndësishme ku mbështetet gjuha dhe kultura.

Largohemi nga Ungra me idenë se Muzika, bëhet një nga kanalet e privilegjuara për transmetimin e informacionit nga jashtë, model i caktuar identiteti, në të cilin gjuha, tipari më i njohur dhe jetik, domosdoshmëria për jetën dhe të ndihemi mirë dhe krenar në hapsirën që na takon.

Ungra demonstroi këtë popull civil, revolucionar në ide, që ruan gjuhën, dhe që çeli për herë të parë Festivalin për Fëmijë. Mund të themi që Ungra është Kryeqyteti i këngës arbërore për fëmijë!

Se në Itali ekziston “Giffoni Film Festival”, përse jo Ungra “Kënga Arbëreshe Festival”?!

Faleminderit Anna për këtë organizim kaq të bukur, por mbi të gjitha në dobi të Komunitetit Arbëror!

Nga Ornela Radovicka -Qëndra Albanologjike mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe “A. Bellusci”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.