Ema Koja, një humanitare dhe shembull krijues i Diasporës shqiptare në SHBA

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një tjetër arritje e stilistes së njohur shqiptare Ema Koja, e njohur me emrin e artit Ema Savahl, sfilata e saj në Miami Swim Week!

Tashmë kthyer në traditë, ajo çdo vit, organizon një sfilatë të krijimeve të saj me famë jo vetëm në USA. Vajza e bukur e cila hapi edicionin Miami Swim Week 2024 ishte një modele e shkëlqyer shqiptare Tika Camaj, ndërsa pjesë e sfilatës ishin edhe modele të njohura si Maggie Ulmer etj.

Ky edicion kishte një të veçantë me fëmijët, skena edhe për ta, si protagonistë të stilimit të veshjeve të veçanta.

Edhe një herë, arti kreativ që Ema përdor jo vetëm në shumëllojshmërinë e pikturës dhe përdorimin e gurëve të çmuar e kombinuar me dizajnin e veshjeve të ndryshme na befason me bamirësinë e saj duke e lidhur këtë sfilatë në mbështetje të Fondacionit Little Lighthouse.

Emasavahl që nga viti 1996 sjell një stil unik në formë dhe model. Veshje të cilat nuk e humbasin aspak cilësinë edhe me kalimin e viteve. Vizita në punëtorinë e saj, punishten artistike, të mahnit jo vetëm duke parë se si organizohet aty puna, me sa intensitet krijues por edhe energji ku vet stilistja është dominuese! Veshjet e Ema Savahl janë  të veçanta, mbartin një energji ndryshe nga çdo veshje tjetër. Vajzat e Miamit vazhdojnë t’i blejnë këto krijime sepse sa herë i veshin u  japin një shkëlqim tjetër femëror. Kanë një gjuhë artistike që u përshtatet në trup si të ishte një poezi e krijuar ekskluzivisht për ato. Fakti që nuk ka dy veshje të njëjta, i bën ta përjetojnë atë si një vepër ekskluzive arti.

Veshjet e stilit Emasvahl mbulojnë të gjitha nevojat sepse janë rinore, elegante por edhe luksoze apo të veçanta.

Jam e bindur që çdo vajzë apo femër, e çdo moshe apo stili, do të donte të kishte një veshje të tillë në gardërobën e saj. Por, theksoj modelet me motive të natyrës që përdor stilistja janë një oaz lumturie për botën romantike femërore. Janë veshje që kërkojnë edhe një mendje të hapur pasi vlerësojnë format trupore, nxjerrin në pah sharmin dhe provokojnë sytë lakmitarë.

Emasavahl, një veshje e tillë është një investim në bukuri që nuk vdes kurrë. Moda me zë anglez apo italiane ka filluar të “modernizojnë” stilin e tyre duke u larguar nga feminiliteti. Emasavahl mbetet një stil i paprekur nga spekulimet apo imitimet. Çdo model është autentik dhe të blesh apo të kesh gjëra origjinale autentike sot në këtë amalgamë stilesh dhe tendencash është vërtet e vështirë. Ne jemi unike dhe veshja duhet të jetë e tillë.

Unike si kjo zonjë shqiptare, Ema Koja një  krenari në diasporë!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.