Pena që lëvron jetë

E enjte, 3 Korrik, 2025
E enjte, 3 Korrik, 2025

Pena që lëvron jetë

Nisi rrugëtimin një cikël i ri, i cili do të udhëtojë çdo pranverë me krijueset shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

“E kisha një dëshirë të madhe, prej shumë kohësh, që ta promovoja penën dhe botën e bukur femërore shqiptare në Angli” – thotë ideatorja e këtij organizimi, mbrëmje kulturore, znj. Anila Kadija.

Së bashku me BAACA ( British Albanian Artist & Culture Association) kjo e ide u bë projekt vjetor, e cila do të bëhet traditë në Londër. Një nismë që do të realizohet në bashkëpunim me Booklovers, klubin e intelektualeve shqiptare në Londër.

Një falenderim të veçantë i shkon Ambasadës së Republikës së Kosovës e cila u bë promovuese e këtij organizimi dhe në veçanti Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit z.Ilir Kapiti.

Fjalën përshëndetëse e mbajti znj. Valmira Thaçi Musa.

“Pena që lëvron” dedikuar krijueseve shqiptare në MB hapi siparin me znj. Nexhmije Hasani.

Ajo ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë  nga Luarati, Çamëri.

Familja e saj është vendosur në Tiranë pas gjenocidit ndaj popullsisë çami, në vitin 1944.

Studimet i ka përfunduar në Tiranë.

Më pas, në vitin 2000, është vendosur në Britaninë e Madhe.

Shkruan poezi e prozë, madje ka botuar dhe shkrime në Angli. Znj. Nexhmije është e aktivizuar fuqishëm në veprimtarinë letrare, kulturore gjuhësore dhe shkencore. Këto  veprimtari janë zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Angli, Greqi, Suedi.

Përveç si autore është marrë me redaktimin e disa librave. Është anëtare e Lidhjes Ndërkombëtare të poeteve shkrimtareve dhe artistëve, “Pegasi Albania” dhe koordinatore e saj nga Anglia.

Librat e saj janë vlerësuar me çmime nga Akademia Pegasiane si dhe nga Lidhja e Shkrimtarëve “ Dituria “ në Suedi .

Botimet e autores:

“Kalvari i diagramës”, roman. Botuar në vitin 2015, shqip – anglisht.

“Trajektorja e jetës, skica e tregime”, botuar në 2016, shqip – anglisht.

“Vijë e lakuar”, novelë, botuar në 2017

“Valsi i petaleve”, poezi, botuar në 2019

“Successful Mother’s, histori inspiruese të jetës”, botuar në 2019.

“Partiturë Agu”, roman, botuar në 2023.

Ambjenti, energjia, përçimi i kulturë dhe bashkëpunimi komunitet dhe shtet amë kurorëzoi këtë organizim kulturor.

Spikati larmija dhe bashkëpunimi i jashtëzakonshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.