Shqipëria dhe Italia firmosin marrëveshjen për pensionet

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar paraditen e kësaj të marte dokumentin përfundimtar të marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja në fjalë u firmos nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe homologu Italian, Antonio Tajani.

Nga kjo marrëveshje historike do të përfitojnë 300- 500 mijë shqiptarë në Itali dhe shumë italianë, të cilët kanë punuar dhe kanë derdhur kontribute shoqërore në vendin tonë.

Përmes marrëveshjes, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dyja vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.

Pas kësaj, marrëveshja për pensionet duhet të ratifikohet nga parlamentet e të dyja vendeve më pas hyn në fuqi menjëherë.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi sot Shqipëria do të vijojë me hapat ligjor të parashikuar në legjislacion për marrëveshjen me Italinë, pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.