Majlinda Sulejmani është shqiptarja e radhës që synon të zërë një vend të rëndësishëm në jetën politike të Zvicrës. Ajo ka bëre publike kandidaturën e saj për Parlamentin e Zvicrës, në zgjedhjet ë do të mbahen në datën 22 tetor 2023.
Partia për të cilën ajo kandidon ka në garë mbi 80 kandidatë, dhe synon vetëm dy ulëse në Parlament.
Lexo edhe: Majlinda Sulejmani, një faktor shqiptar në politikat e integrimit
Nën sloganin elektoral “Me një zemër për të gjithë” Sulejmani u ka kërkuar qytetarëve të kantonit të St. Gallen mbështetjen e tyre për të fituar e për tu shndërruar në një faktor të rëndësishëm, si shqiptarja e parë në Parlamentin e Zvicrës, duke i përfaqësuar politikat për gjithë shqiptarët, si dhe për të përforcuar rolin e tyre në shtetin Zviceran.
Lexo edhe: Politikanja shqiptare përfaqësuese e Zvicrës Perëndimore në “Sesionin e Grave”
Karriera politike e saj ka nisur që në moshën 18 vjeçe, kur mësuesit e shkollës së mesme e kuptuan prirjen e Majlindën. Familja Sulejmani ka emigruar në Zvicër në vitin 1990 dhe fillimet nuk kanë qenë të lehta, por sot Majlinda ndihet një grua e realizuar në vendin ku jeton, por asnjëherë nuk i ka shkëputur kontaktet me vendlindjen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.