Luftë në Izrael/Ambasadorja shqiptare thirrje shtetasve shqiptar dhe nga trojet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ambasadorja shqiptare në Izrael Meri Kumbe nga aeroporti i e Tel Aviv, u thotë se është në kontakt me shqiptarët që duan të largohen nga Izraeli.

“Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë”.
Më herët Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka vënë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi:

Të kontaktojnë në numrin e WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]

Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion (https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

Situata mbetet e rëndë si në Izrael ashtu edhe në Gaza, aty ky kanë vijuar sulmet prej më shumë se 24 orësh, që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin.

Deri më tani raportohet për 300 izraelitë të vrarë, ndërsa të paktën 100 ushtarë dhe civilë janë marrë peng nga militantët palestinezë.

Rripi i Gazës, i cila u godit nga Izraeli me sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje pas veprimeve të bëra, ka shënuar 313 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 2000 të plagosur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.