Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, teksa shkroi në rrjete sociale se, “së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”. “Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre”, tha Rama.
Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje qytetarëve të të dy vendeve, do t’u njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje, barrëlindje, dëme të shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitime të papunësisë.
Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi.
Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.