Nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, presidenca shqiptare ka drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, takimi më i rëndësishëm për Ukrainën, qysh prej fillimit të pushtimit në shkallë të gjerë nga Rusia.
Gazetar Beqir Sina përmes një lidhje “Skype” nga New York foli për Ora News për drejtimin e Shqipërisë së mbledhjes në OKB. Sina theksoi se përfaqësimi i Shqipërisë në këshillin e Sigurimit, ka rritur krenarinë e vendit.
“Përfaqësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ka rritur krenarinë e vendit. Shqipëria i ka plotësuar standardet për të drejtuar mbledhje të niveleve të tilla.
Pretendimi i ambasadorit rus ishte se u shkelën rregullat. Rama dhe Shqipëria ishin në të drejtën e tyre”, tha ndër të tjera Sina.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.