Korab Rashiti, kandidati shqiptar në Parlamentin Nacional të Zvicrës

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Korab Rashiti është i vetmi kandidat shqiptar për deputet në Kantonin e Bernit në Zvicër. Ai në zgjedhjet që do të mbahen në datë 22 tetor 2023 kandidon nën siglën e partisë UDC (Unioni Demokratik i Qendrës) për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës.

Korab Rashiti është i lindur në Zvicër, rrjedhë nga familja me taban kombëtar, prindërit e tij të dalluar për veprimtari të kauzës së madhe kombëtare, të cilët, ishin të përndjekur nga pushtetit gjenocidial serb, të ardhur nga fshati Sllatinë e Poshtme të komunës së Vitisë, pa ndalur kurrë veprimtarinë e tyre në fusha shumë dimensionale, vepruan edhe në Zvicrë, prandaj Korabi është i edukuar nga familja e tij me një taban kombëtar…, Korabi do t’i shërbej Zvicrës, po edhe shqiptarëve, përmes ligjeve demokratike që ka në funksionim shteti zvicran…

Pas mbarimit të shkollimit fillor, të mesëm dhe të lartë, Korab Rashiti, ka punuar si asistent i drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave në Zvicër dhe pastaj si menagjer i kualitetit dhe sigurisë në punë në të njëjtën ndërmarrje.

Si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme Korabi është marrë me aktivitete sportive, me futboll, dhe ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të qytetit Biel/Bienne, ku edhe ka bërë emër në këtë qytet dhe më gjerë…

Me politikë ka filluar të merret para pesë viteve, si anëtar i Partisë së Unionit Demokratik të Qendrës (UDC), ai para dy vitesh është zgjedhur Deputet i Kantonit të Bernit.

Korabi në zgjedhjet parlamentare të Zvicrës që do të mbahen më 22 tetor 2023, është kandidat për deputet në Parlamentin Nacional të Zvicrës, uroj që të ketë përkrahje, meqë është interes i gjithë shqiptarëve të përfaqësohen me veprimtarin në shërbim të tyre siç është Korab Rashiti, suksese!/ Bota Sot/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.