SHBA/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit, ka njoftuar Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

“Ne, kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj” shkruhet mesazhin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.

Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve për ndarjen nga jeta të gazetares Rudina Dervishi. Begaj shkruan se ajo ishte u shndërruar në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës.

“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.