Ekskluzive/ Intervista e fundit e Ismail Qemalit

E hënë, 7 Korrik, 2025

Gazeta spanjolle “El Dia” në Madrid, 9 tetor 1918, ka botuar një intervistë me Ismail Qemal Vlorën. Kjo intervistë është realizuar gjatë periudhës që Ismail Qemali jetoi në Spanjë dhe vetëm pak muaj para se ai të mbyllte sytë…

Ajo publikohet për herë të parë në Shqipëri nga gazeta “Diaspora Shqiptare” dhe është intervista e tij e fundit…

Gazeta e përshkruan si një mik të shquar, me sy të vegjël, inteligjent dhe plotë shkëlqim. Në këtë intervistë të dhënë gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ku po bashkëpunonte me shqiptarët e Amerikës, Ismail Qemali flet për vendin e tij legjendar dhe piktoresk. Aty ai përmend vështirësitë me të cilat po përballej vendi, pas copëtimit të padrejtë nga Konferenca e Londrës. Ismail Qemali shpjegon se shqiptarët janë populli më i vjetër, të cilët shtriheshin në gjithë Ballkanin, dhe të cilët më vonë për shkak të epidemive dhe luftrave e brakistën pjesën lindore të gadishullit dhe u vendosën në bregdetin Adriatik mes maleve. Shqipëria që do të rilind pas Luftës së Parë Botërore, duhet të jetë më e madhe se ajo e 1913. Sipas tij, ajo duhet të ketë brenda saj, Pejën, Gjakovën, Prizrenin dhe Ohrin.

Kosova, Dibra dhe Epiri duhet ti përkasin Shqipërisë. Të ardhmen e Shqipërisë, ai e shikon sërish të organizuar nën mbretërimin e një princi evropian. Kryesore për Ismail Qemalin ishte pasja e një qeveri kombëtare dhe liberale, që ti përshtatej zakoneve dhe karakterit të popullit shqiptar. Qeveria duhet që të ishte e aftë për të garantuar integritetit territorial dhe lirinë e plotë të vendit. Kërkojmë para së gjithash rilindjen e vendit dhe rikthimin e tij në gjirin e popujve të qytetëruar. Gazetari thekson në fund të intervistës se, në sytë e patriotit shqiptar shquhet një patriotizëm i kulluar.

Nga Evarist Beqiri
Tiranë, më 9.7.2023

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.