Jani Vreto, përfaqësues i elitës së erudicionit ndër shqiptarët e Diasporës

E hënë, 7 Korrik, 2025

Jani Vreto ishte përfaqësues i ajkës së erudicionit ndër shqiptarët e Diasporës, ai ndërroi jetë në Greqi në 9 korrik 1900.

Jani Vreto mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë.

Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë. Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora.

Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali.

Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare.

Në botimin “Vepra të zgjedhura” është bërë një përmbledhje e veprave kryesore të Jani Vretos:

  • Kanonizma e Stambollit
  • Istori e Skënderbeut
  • Udhë e të shkruaritë të gjuhësë shqip
  • Numerëmësonjë
  • Për zgjedhjen e të folit ndë të kthyerë (përkthimi)
  • “Drita”
  • Për të vërtetënë edhe për shkronjenë e së vërtetësë
  • Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’ e jetesë dhe për Njerinë, botën e vogëlë
  • Mirëvetija
  • Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqërisë “Drita”
  • Ligjëratë – mbajtur në mbledhje të shoqëritë “Dituri” të Bukureshtit
  • Ligjëratë – mbajtur më 13 Maj 1896
  • Apollogjija
  • Letër Kristo P. Shulit ndë Shkodrë
  • Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe
  • Nga letrat e J. Vretos
  • Letra që i drejtohen J. Vretos ose kanë lidhje me veprimtarinë e tij

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.