Nesër në Rudinë të Nikmarashit përkujtohet Lucë Gjo Mati i Trieshit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Është detyrë njerëzore dhe kombëtare, nderimi, kujtimi dhe respekti për ata malësorë dhe malësore që vepruan e luftuan për të mirën e vendlindjes dhe kombit. Popujt e qytetëruar tanimë e kanë bërë traditë ndermin  e rasteve më të ndryshme, duke thënë lutje dhe fjalime pranë varrezave dhe monumenteve ku ata pushojnë në përjetësi. Në përvjetoret e ndryshme ata vendosin kurorë lulesh dhe simbole kombëtare e fetare pranë varrezave ose busteve të atyre personaliteteve që e deshtën aq shumë vendlindjen e tyre në veçanti dhe kombin në përgjithësi. I tillë ishte Lucë Gjo’ Mati i Trieshit.

Për këtë burrë të madh dhe shumë të nderuar kisha dëgjuar qysh në fëmijërinë time të hershme.

Dita e mortit më mirë me thënë dita e hatrit të Lucë Gjo’ Matit ishte tepër e dhimbshme por më shumë se zakonisht sepse një burrë kaq i përmendur nuk kishte lënë djalë dhe nga kjo anë hisja e tij ishte shkretëruar. Më kujtohen ato ditë bile edhe pas mortit triesh të parët e mi flisnin me shumë dashuri për këtë burrë të dalluar. Edhe gjëmëtarët e përmendur sic kishin qënë Zef Tomë Hasuri, Nikollë Gali dhe Hilë Toma dhe shumë malësorë të tjerë  në gjëmët  e tyre epike kishin thënë shumë për këtë trim të përmendur të Trieshit. Zeri  i tyre kumbonte dhimbshëm deri në majat e maleve  të Vistarit, Sukës së Grudës dhe Kazhenikut.

Natyrisht se ata e krahasonin Lucë Gjo’Matin me trimat më të njohur të Malësisë. Një kapitull i veçantë i historisë se tij ishte udhëtimi shumë i gjatë dhe shumë i rrezikshëm  për në “Dheun e Përpjetjes” sic e quanin në atë kohë malësorët  Rafshin e Dukagjint. Në atë kohë një grup banditësh shqiptarë të atij Rrafshi kishin rrëmbyer pranë një burri të moshuar një vajzë të vendlindjes së tyre. Një vepër e mbrapshtë si kjo ishte e papranueshme në shoqërinë e Malësisë. Lucë Gjo’Mati e Mal Vuksani kishin rënë dakord që  së bashku do të shkojnë për të dënuar rrëmbyesin, Baram Bekën.

Misioni i tyre kishte qënë shumë i rrezikshëm sepse do të kalonin nëpër male, fusha dhe pyje te panjohura. Kishte qenë rrugë  e gjatë 7 ditëshe. Për atë kohë kjo rrugë ishte tepër e vështirë sepse do të kalonin malet pranë Bjeshkëve të Nemuna dhe ato lartësi të frikshme te Alpeve shqiptare. Është thënë e kënduar shumë për këtë ngjarje. Disa rapsodë të njohur në botën shqiptare kanë kënduar me shumë respekt e dashuri për Lucë Gjo’Matin dhe Mal Vuksanin, megjithatë në disa shënime kjo vepër është ekzagjeruar për shkak të lidhjeve familjare. Për njeriun normal është e pabesueshme se nëna e Bajram Bekës i kishte shpëtuar pasi Luca e Mali kishin vrarë djalin e saj Bajram Bekën. Për Lucë Gjo’Matin nuk kishte nevojë të sajonin përralla për çfarë nuk kishte nevojë as për Mal Vuksanin.

Lucë Gj’ Mati ishte emër shumë i veçantë në Triesh dhe në Malësi, ngase ishte dalluar edhe në luftëra për lirinë e vendit. Këtë trimëri prej atdhetari e kishte treguar edhe në Luftën e Lemajës në tetor të vitit 1907. Për pjesëmarrjen e tj  në këtë Luftë shkruan Gjergj Nikprelaj  në një studim për Trieshin që ka mbetur në dorëshkrim. Gjergj Nikprelaj shkruan se Lucë Gjo’ Mati kishte marrë pjesë në Luftën e Lemajës. Kjo vepër shumë e mirë për të kaluarën e Trieshit nuk ka parë kurrë dritën e botimit. Të jetosh pothuajse një shekull siç ka jetuar Lucë Gjo’Mati ishte një sfidë e vërtetë. Të bësh një jetë aq të gjatë dhe kurrë të mos çnjerëzohesh me asnjë malësorë tregonte më së miri se kush kishte qenë ky burrë i Trieshit.

Lucë Gjo’ Mati kishte shërbyer për një kohë të gjatë si roja më besnike e Vojvodës së Trieshit, kapedan Marasha Markut. Pas shumë luftërash e tmerresh që kishte pësuar Trieshi, Marash Marku si vojvodë e kapedan kishte hyrë në shërbim të Malit të Zi, por me  kusht  që refugjatët trieshianë mund të ktheheshin në vendlindjen e tyre duke vazhduar traditën  dhe duke ruajtur gjuhën dhe fenë e të parëve pa  asnjë shtrembërim.

Marash Marku ishte autoritet  shumë i nderuar në Triesh.

Knjaz Nikolla i kishte dhënë shumë pushtet. Ai kishte edhe burgun në shtëpinë e tij për ata që bënin faje kundër njëri-tjetrit. Sundimi i tij prej burri të fortë nuk solli asnjë të keqe në Triesh. Si roje personale Lucë Gjo Mati nuk ishte c’njerëzuar me asnjë trieshianë. Marash Marku nuk kërkonte kurrë vepra të dhunshme nga Luca, pavarësisht se ishte i armatosur e bënte këtë me qëllim që të mos prishte imazhin e tij prej njeriu të ndershëm dhe atdhetar. Edhe pse shërbeu për pothuajse dekada si roje personale  e armatosur e Marash Markuty Lucë Gjo’ Mati nuk prishi miqësinë me asnjë trieshian, duke mos sharë ose fyer asnjë bashkëvendas të tij.

Trieshianët shumë herë kërkonin që Luca to mos ua lidhte duart që ishte procedurë e arrestimit por për të evituar këtë lloj turpërimi Luca kërkonte prej të akuzuarve që t’i jepnin besën se nuk do të bënin përpjekje për arrati. Të pandehurit në rrugë e sipër për në Burgun e Marash Markut në Nikmarash arrinin marrëveshjen e pajtimit për të mos iu nënshtruar dënimit të Marsha Markut. Kjo kishte ndodhur mes dy burrave  nga Delajt.

Katundi  Nikmarashi është mbase fshati më i përmendur i Trieshit kur është fjala për luftërat anti sërbo-malazeze.

Për qëndresën e Nikmarashit është shkruar disa herë në revistat dhe gazetat e Shqipërisë siç është “Hylli i Dritës”.  Këtu kanë lindur shumë trima dhe trimëresha të cilët me pushkë e pëndë e mrbojtën nderin dhe dinjitetin e Trieshit dhe  kombit. Trieshianët  sipas Marash Markut betoheshin në armët e Skënderbeut dhe sundonin me  Kanunin e Lekë Dukagjinit. Për historinë e këtij vendi ku lirisht mund të përfshihet edhe Lucë Gjo’ Mati mund të shkruhen kapituj të shkëlqyeshëm të historisë së Malësisë së Madhe dhe shqiptarisë. Lucë Gjo’Mati ishte shumë i nderuar në kuvendet dhe takimet e Trieshit. Për këtë trim të përmendur dhe shumë të veçantë në oborrin e Kishës së Trieshit ruhej një gur i veçantë ku gjithmonë do të ulej ky burrë fisnik Trieshit.

Kohë më parë vëllezërit Fran, Rrok dhe Nik Gjonaj kishin vendosur të nderojnë këtë emër shumë të njohur të fisit të tyre Gjonaj. Bile babai i tyre Vesel Marku në kohën e rinisë së tij kishte jetuar për një kohë të gjatë në shtëpinë e Luë Gjo’Matit. Natyrisht se ishte kujdesur për të si të kishte qenë djali i tij. Vëllezërit Gjonaj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara në New York dhe Michigan vendosën ta përkujtojnë në mënyrë bujare, duke ngritur një gur varri ku është gdhendur portreti i tij dhe një epitaf. Udhëtarët mund të ndalen dhe të shikojnë atë portret të dhe lexojnë  ato fjalë të bukura për këtë trim të  përmendur të Trieshit. Vlen për të shënuar se Lucë Gjo’Mati trashëgohet nga shumë nipa e stërnipa, mesa dhe stërmbesa. Të gjithë këta janë nga dy bijat e tij të martuara në dy nga familjet e njohura të Lulgjurajëve të Grudës. Bile këtu në New York jeton  nipi i tij Lekë Gjoku Lulgjuraj shumë i nderuar kë komunitetin tonë.

Nga Gjekë Gjonlekaj/ New York

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.