Festivali i tretë i gastronomisë shqiptare në Greqi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në zemër të Athinës, në një ambient të mrekullueshëm nën hijen emblematike të Akropolit të lashtë, ky aktivitet i madh vjen si vazhdimësi e festivalit të parë zhvilluar në vitin 2019.

Në festival do mund të gjeni dhe të shijoni: gatime, ëmbëlsira dhe pije tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, punë dore dhe artistike nga gratë shqiptare në Greqi, këngë e valle tradicionale live nga artistët e komunitetit shqiptar, veshje popullore tradicionale të krahinave të ndryshme, vlerësime e mirënjohje për personalitete shqiptare të fushës së gastronomisë në Greqi, sende e punime të vjetra në formë ekspozite e shumë surpriza të tjera.

Shoqata e organizata te tjera te komunitetit nga e gjithë Greqia, do të udhëtojnë gjithashtu enkas drejt Athinës, për t’u përfaqësuar në festival me gatimet e tyre.

Në aktivitet do të marrin pjesë të ftuar specialë nga Greqia, Shqipëria dhe vende te tjera.

Adresa: Qendra Kulturore e Universitetit “Webster”

Rruga: Marku Avriliu 5, Plaka, Athine.

Aktiviteti është i hapur për të gjithë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.