Në Selanik në datat 4 deri 7 maj 2023 do të zhvillohet Panairi i 19-të ndërkombëtar i Librit. Në këtë panair do të marrin pjesë shkrimtarë nga Ballkani, krahas atyre nga Evropa e më gjerë.
Në panair do të prezantohet edhe teksti mësimor për fëmijët shqiptarë në Diasporë, “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”. (Albas dhe Dukagjini).
Ky tekst është produkt i Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën i ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve, i koordinuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair, nga disa autorë, shkrimtarë, përkthyes si dhe shtëpitë e tyre botuese. Në stendën e Shqipërisë më datë 5 maj 2023, ora 18.00 në ambientet e HELEXPO do të bëhet edhe promovimi i librit të shkrimtarit Ylljet Aliçka “Valsi i lumturisë – Το Βαλς της Ευτυχίας”. Veprat e tij janë përkthyer në 13 gjuhë të huaja, përfshi edhe gjuhën greke, nga shtëpi botuese prestigjioze.

Përkthyesi dhe botuesi Stavri Daja do të paraqitet me një numër të konsiderueshëm përkthimesh dhe botimesh me tematika të ndryshme. Pavioni 13, Stenda 44 përgjatë datave 4 dhe 5 maj.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.