Në Modena të Italisë, në datën 6 maj 2023 në Teatrin Komunal “Pavarotti” do të organizohet një spektakël dedikuar komunitetit shqiptar në kuadrin e ciklit të takimeve “Dentro Le Note” (Brenda notave) si pjesë e Festivalit Altro Suono (Tingull tjetër). Protagonistë do të jenë përfaqësues të njohur të komunitetit shqiptar në Itali siç janë: Irma Kurti poete dhe autore e teksteve të këngëve, Ndue Lazri gazetar dhe shkrimtar, Danaida Delaj avokate, Mario Sehtl violinist e pianist. Mitti Gilioli do të deklamojë poezitë, kurse regjizor i spektaklit është Carlo Stanzani.
“Ishim nisur nga Tirana… dhe Italia ishte një ëndërr”- është ky titulli referues i i kësaj shfaqjeje. Spektakli është fryt i bashkëpunimit midis Universitetit të Modenës dhe të Reggio Emilia-s dhe Teatrit Komunal e synon të tërheqë një audiencë sa më të gjerë spektatorësh që duan të eksplorojnë botën e muzikës përmes historisë së protagonistëve. Muzika konsiderohet si një instrument shkëmbimi dhe hapjeje ndaj kulturave dhe disiplinave të ndryshme dhe përqendrohet në përvojën konkrete e jetën e artistit që flet për veten dhe komunitetin e tij. Që nga viti i kaluar “Brenda notave” mbështetet nga Departamenti i Politikave Sociale, Pritjes dhe Integrimit për të përfshirë sa më tepër komunitet e huaja me banim në Modena.
Përfaqësuesit shqiptarë do të rrëfejnë copëza nga jeta e tyre në Itali, largimin nga Atdheu, vështirësitë dhe sfidat në një vend të huaj. Këto fragmente do të shoqërohen nga tingujt e muzikës.
Një gazetar me familjen e tij, një poete, një muzikant dhe një studente. Largohen nga toka e tyre, përmes rreziqeve dhe frikërave me një zemër plot shpresë, të shoqëruar nga dashuria për poezinë dhe muzikën. Takohen në Itali dhe ndajnë historitë e tyre, duke qëndruar gjithmonë pezull mes dy brigjeve të detit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.