Folklori kombëtar shqiptar prezantohet në Çeki

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kënga dhe vallja jonë e bukur tradicionale jehoi për dy ditë me radhë në sheshin e qytetit historik të Pragës.

Nga zemra e Evropës, nën organizimin e Festivalit ndërkombëtar të valleve dhe këngës “Spring Tale”,  ansambli i talentuar nga Kosova, prezantoi para qytetarëve të shumët çekë artin e vallëzimit dhe pasurinë e folklorit tonë kombëtar.

Rrugët piktoreske të Pragës jehuan nga ritmet e muzikës sonë të bukur folklorike krahas shumë kulturave të shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Festivali jo konkurrues u zhvillua me pjesëmarrjen e grupit fitues të shumë çmimeve AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia, të cilët pas pjesëmarrjes së suksesshme të tyre në festivalet ndërkombëtare në Itali, Bullgari e Hungari ndaluan në Pragë duke krijuar ura të fuqishme bashkëpunimi të cilat do të vazhdojnë të forcohen tutje me pjesëmarrjen e radhës të ansambleve çeke në festivalin folklorik që organizohet në muajin korrik në Kosovë .

Nga Albesjana Iberhysaj

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.