Historike në Zvicër, në kantonin e Gjenevës fitojnë 5 shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në disa kantone të Zvicrës, Zyrih, Luzernë, Ticino dhe Gjenevë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku Diaspora shqiptare prej një muaj ishte mobilizuar për të votuar kandidatët e tyre më të mirë.

Zgjedhjet parlamentare në Kantonin e Gjenevës, raundi i parë që u mbajt me 3 prill (dhe i dyti 30 Prill 2023) ku morën pjesë mbi 600 kandidatë, në mesin e tyre edhe kandidatë shqiptarë, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Do përkujtuar se në Kantonin e Gjenevës janë rreth 30 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Kurse me të drejtë vote janë 16.700 albanofonë

Kantoni i Gjenevës nga zgjedhjet parlamentare është pasuruar edhe me 5 deputetë shqiptarë,  këta janë Xhevrie Osmani, Leonard Ferati, Sami Gashi, Skender Salihi dhe Arber Jahiu.

Njëri nga kandidatet fitues Lenard Ferati (PS) për gazetën zvicerane Le Canton27.ch ka deklaruar se “kjo fitore e imja dhe kolegëve, kandidatëve shqiptare është diçka më shumë se fitore, është një sukses dhe fitore historike jo vetëm në kantonin tonë në Gjenevë, por edhe në nivel të gjerë të Zvicrës, meqë për herë të parë në historinë parlamentare në Zvicër, në një kanton fitojnë 5 deputetë shqiptarë,  përderisa para pesë vitesh kishim vetëm një”.

Tre kandidatët që siguruan të jenë për pesë vjetet e ardhshme Këshilltar të Shtetiti të Qeverisë së Gjenevës (Thierri Apotheloz, Fabienne Fischer dhe Pierre Maudet) për gazetën zvicerane Le canton27.ch, duke uruar kandidatët shqiptarë për fitore kanë thëne se “komuniteti shqiptar në kantonin e Gjenevës nukn është vetëm shembull integrimi, por edhe ambasador i vendit të tyre. Për këtë dëshmon edhe dita e sotme të cilët korrin një fitore histroike në zgjedhjet në Zvicër, duke fituar pesë ulëse në parlamentin tonë. Çdo komunitet sjell në Gjenevë, sikur edhe shqiptaret, dinamizmin e tyre dhe ky diversitet kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në prosperitetin e ekonomisë sonë lokale, si dhe në pasurinë kulturore të Gjenevës”, ka thëne z.Apotheloz.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.