Arbëresh/ Në San Demetrio Corone çelet qendra kulturore “De Rada”

E shtunë, 5 Korrik, 2025

“Giornata Deradiana” (Dita e Deradianës) do të mbahet në San Demetrio Corone dhe Macchia Albanese, organizuar nga administrata komunale lokale, me bashkëpunimin e “F. Solano” dhe PDSH.
Veprimtaria do të nis në orën 17.00 me përurimin në qendrën kulturore “De Rada” të Arkivit Punto, lidhur me Arkivin e Shtetit Shqiptar, i cili do të konsultohet online, duke përfshirë Fondin përkatës të dorëshkrimeve të poetit Girolamo De Rada.
Në ceremoni do të marrë pjesë kryetari i bashkisë Ernesto Madeo; Ardit Bido, drejtor i Arkivit Shtetëror të Shqipërisë; Antonio D’Elia, president i Akademisë Cosentina; akad. Matteo Mandalà, albanolog i Universitetit të Palermos.
Në orën 18.30 në Macchia Albanese do të flitet për të ashtuquajturin “guri i Don Girolamos” (që gjendet edhe sot përballë shtëpisë së De Radës, që sipas të moshuarve të qytetit, poeti në pleqëri e ka përdorur për t’u hipur në kurriz gomarit të tij të vogël.
Do të marrin pjesë Kryetari i Bashkisë Ernesto Madeo; drejtori i kulturës Emanuele D’Amico dhe profesori i Albanologjisë – Dices – Unical – Francesco Altimari.
Veprimtaria do të vijojë me lexime e poezi kushtuar De Radës nga shkrimtarja vendase Signorina Pasqualina Macrì dhe argëtim muzikor nga grupi “KoroNa”.
Fondacioni Unical University “F. Solano” do të bëjë homazhe për ata që do të marrin pjesë në ceremoni me një version dixhital të koleksionit të L’Albanese d’Italia (1848), gazeta e parë shqiptare, e themeluar në Napoli dhe e drejtuar nga Girolamo De Rada.
Në fund të aktivitetit, nga Kryetari i Bashkisë do të vendosë një kurorë dafine në këmbët e varrit të poetit në Kishën Famullitare të Maria S.S. dhe qytetarët e komunitetit të Macchia Albanese do të ofrojnë pije freskuese për degustim të produkteve tipike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.