Festa e 7-8 Marsit në Filadelfia

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

 Festa e 7-8 Marsit në Filadelfia

Shoqata atdhetare– kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia uron dhe feston Festën 
e Mësuesit dhe të Gruas. 
Një fakt i padiskutueshëm është organizimi i aktiviteteve të shumta, dinjitoze të 
cilat janë të lidhura me ditë e shënuara ose jo. Por organizimi i festave të 7-8 
Marsit mbart një përgjegjësi dhe angazhim të lartë se lidhet me krijesat me te 
bukura dhe fisnike: mësuesit dhe gruas. Atmosfera e festave është ndierë që në 
muajin shkurt me përgatitjet për të mësuar vjershat dhe këngët e bukura nga 
nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia. Gjithashtu ndihej edhe në 
shqetësimin dhe “frikën” e prindërve për performacën e fëmijëve të tyre. 
Nënat, mësueset, ish– mësuesit, gjyshërit, motrat, vëllezërit të nxënësve të kësaj 
shkolle do të ishin pjesëmarrësit më aktive dhe më të emocionuarit e festës 
organizuar në datën 12 Mars. Miqtë e shoqatës nga afër, por edhe nga shumë larg 
do të sillnin energji dhe entuziazëm në këtë mbrëmje kaq të paharruar. 
Skena dukej e zbukuruar shumë bukur, por u ndricua më shumë, kur në të u ngjitën 
nxënësit e shkollës shqipe. Nuk ishte një hyrje tradicionale sepse sipari i aktivitetit 
do të nisej me zërin e ëmbël të nxënëses së klasës së parë, Arita Rukiqi, 
këngëtares së vogël dhe talentuar, e shoqëruar nga gjithë kompleksi i nxënësve të 
shkollës. Zëri i Aritës gjëmonte në skenë “Ska në botë më të mirë/sesa ti o nëna 
ime/ sa e dashur, sa e dlirë/ sa punëtore dhe kaq trime” dhe lotët mbushnin sytë e të 
gjithë pjesëmarrësve. Emocionet të sinqerta nga këta fëmijë të lindur dhe rritur në 
USA, që këndonin bukur këtë baladë në gjuhën e nënave të tyre. 
Emocionet nuk fashiten se dy prezantueset e ëmbla e këtij aktiviteti, Flavia 
Semanjaku dhe Oria Bushi nëpërmjet urimeve të ndërthurura bukur dedikuar 
nënave dhe mesueseve do të përcillnin emocione të papërshkruar. Dy nxënëse që u 
bënë moderatore të këtij aktiviteti në gjuhën e mësuar prej tyre në shkollën shqipe 
dhe në familjet e tyre. Të sigurta dhe të qeta ato drejtuan gjithë aktivitetin me 
brishtësi dhe bukuri. Përshëndetjen në emër të Kryesisë së shoqatës” Bijtë e 
shqipes” do ta drejtonte zonja Rajmonda Bardhi, drejtorja dhe mësuesja e 
shkollës “Gjuha Jonë” Këngët dhe vallet, pogonishtja dhe tupanet do të ndiznin atmosferën e festës. Të gjitha së bashku, në këngë e valle.  
Kjo festë nuk kishte pushim. Sapo pushonte kënga dhe vallja, nisnin fëmijët dhe 
nxënësit tanë. Do të ishin të gjithë bashkë duke përfshirë edhe nxënësit e mësimit 
online. Vargje të bukura, dedikuar dy qënieve më të mira të planetit, të recituara me 
plot emocion, nga nxënësit do të ndryshonin atmosferën, do të jepnin më shumë 
gjallëri. Kevin Duka, Dion Bami, Sophia Thoma, Alen Janji, Erik Cepele, 
Amelia Prifti, dhe dy vogëlushet 5 vjecare: Dea Ismailati dhe Sara Cela do 
përcillnin dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për nënat dhe mësueset që këtu 
Philadelphia, përvec misionit e tyre, kanë edhe një mission tjetër: mësimin e gjuhës 
shqipe dhe përcjelljen e vetëdijës e të qenit shqiptar te fëmijët e lindur dhe rritur 
shumë larg gjeografikisht nga Shqipëri, Kosova dhe trojet shqipfolëse. 
Të rritur dhe fëmijë do të këndonin dhe kërcenin në ritmin këngëve dhe valleve 
tona.  Zoti Bujar Gjoka, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe dy nënkryetarët:  
Zoti Dritan Matraku dhe Znj Rudina Bani do të shpërndanin buqeta me lule të 
dhuruara nga znj. Erblina Koka për mësueset aktuale dhe ish– mësues të shkollës 
shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia të pranishme në këtë fëstë zonjat Rajmonda 
Bardhi, Irini Zenelaj, Aferdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rudina Bani, Irma 
Alickaj, Shpresa Rama e Lindita Hysko si dhe këngëtaren Kristina Marku. 
Njëkohësisht u vlerësuan disa ish-mësues dhe aktivistë të shoqatës, të respektuar 
në komunitetin shqiptar të Filadelfias. Me certifikatën e “Mirënjohjes” u vlerësuan 
personat me karierë të gjatë në mësimdhënie (në Shqipëri e këtu në shkollat 
publike të qytetit Filadelfia z.Ardian Cani, znj. Mercedes Meta dhe z. Skënder 
Libohova. Me cmimin “Nderi i Komunitetit” u vlerësuan një nga anëtaret 
themeluese të shoqatës znj. Ylka Fili si dhe gazetarja znj Eva Dori. Por njw 
mesazh mirënjohje u dha edhe për ata që e duan dhe e ndihmojnë shoqatën pa 
kushte, edhe pse nuk janë fizikisht këtu. Vlërësimi “Mike e Shoqatës” ju dha 
zonjës Entela Lika drejtore e shkollës “1 Maji” në Tiranë që kishte ardhur enkas 
për të festuar këto dy festa me ne. Mikja e mirë e shoqatës sonë do të jepte një urim 
të vecantë dhe dedikim pesë mësueseve të shkollës shqipe dhe premtoi 
binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën “1 Maji”. Si mësuese dhe pasi vizitoi 
mjediset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe u njoh me sfidat që ne përballemi, ajo 
premtoi sigurimin e tekteve per të gjithë nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë” 
Filadelfia. 
Ndërkohë mesazhe urimi për këtë fëstë dhe mbështetje modeste Financiare për 
rikonstruksionin e godinës së re të shoqatës ishte dërguar nga Kryetari Këshillit të 
Qarkut Kukës dhe njëkohësisht Anëtar Nderi i Shoqatës sonë z. Abdulla Domi, 
Dhurata financiare për shkollën shqipe dhanë dhe anëtarë të komunitetit tonë znj. 
Vala Xhuxha, znj. Majlinda Papaj dhe cifti Sava Sasangelis e Mimoza Jahaj 
Sasangelis.  
  Fëmijët e lindur këtu mund të kenë një prindërit të një kombësie tjetër. Janë me 
fat se do të mbartin vlerat e kulturave të ndryshme.  Arlind dhe Aiden Zebib, 
nxënës të klasës së parë dhe të dytë, dy vëllezër shqiptaro-amerikanë të vërtetë do 
të kushtonin vargjet mësuesve në gjuhën e nënës së tyre, shqip.  Vetëdija shqiptare 
përcillet në subkoishencë, në shpirt, dhe në art. Violonistja dhe nxënësja 
shembulore e klasës së katërt, Isabela Plaku pa ndihmën e askujt kishte përgatitur 
melodinë e Këngës së mësuesit. E vështirë të mbahet qetësia në aktivitete kaq të 
mëdha, por pushteti i kësaj muzike, dhe talenti i Isabeles vendosi një qetësi 
absolute.  
 Një festë e bukur, e mbushur me emocione dhe me dedikime të vecanta. Poetja 
Malinda Paja do t’u dhuronte vëllimet me poezitë e saj, grave intelektualeve. 
Kryetari i shoqayës falenderoi të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj 
feste duke filluar me mësueset znj. Afërdita Muzhaqi e znj. Rudina Bani për 
përgatitjen e nxënësvë; nxënësit dhe prindërit e tyre; z. Bujar Cela, z. Blerim Cela, 
zonjushat Klodiana e Selma Cela, z.Dritan Matraku e z. Gjokë Pëllumbaj që bënë 
përgatitjen e aredimin e sallës; stafin e Restorantit “La Fontana Della Citta” për 
ushqimin; orkestrën;  si dhe znj. Eva Dori për fotot e video dhe publikimin e tyre. 
 Krenare për përformancën e nxënësve të shkollës shqipe, për organizatorët e 
festës, shoqatën Atdhetare-Kulturore” Bijtë e Shqipes” Filadelfia, mirënjohëse për 
mësueset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe falenderuese për të gjithë nënat dhe gratë e 
komunitetit shqiptar në Filadelfia. 
 
NgaRudina Bani Nënkryetare e shoqatësdhemësuese e klasëssëpestëtëshkollësshqipe“Gjuha
Jonë”Filadelfia

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.