Kjo festë nuk kishte pushim. Sapo pushonte kënga dhe vallja, nisnin fëmijët dhe
nxënësit tanë. Do të ishin të gjithë bashkë duke përfshirë edhe nxënësit e mësimit
online. Vargje të bukura, dedikuar dy qënieve më të mira të planetit, të recituara me
plot emocion, nga nxënësit do të ndryshonin atmosferën, do të jepnin më shumë
gjallëri. Kevin Duka, Dion Bami, Sophia Thoma, Alen Janji, Erik Cepele,
Amelia Prifti, dhe dy vogëlushet 5 vjecare: Dea Ismailati dhe Sara Cela do
përcillnin dashurinë, respektin dhe mirënjohjen për nënat dhe mësueset që këtu
Philadelphia, përvec misionit e tyre, kanë edhe një mission tjetër: mësimin e gjuhës
shqipe dhe përcjelljen e vetëdijës e të qenit shqiptar te fëmijët e lindur dhe rritur
shumë larg gjeografikisht nga Shqipëri, Kosova dhe trojet shqipfolëse.
Të rritur dhe fëmijë do të këndonin dhe kërcenin në ritmin këngëve dhe valleve
tona. Zoti Bujar Gjoka, kryetari i shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe dy nënkryetarët:
Zoti Dritan Matraku dhe Znj Rudina Bani do të shpërndanin buqeta me lule të
dhuruara nga znj. Erblina Koka për mësueset aktuale dhe ish– mësues të shkollës
shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia të pranishme në këtë fëstë zonjat Rajmonda
Bardhi, Irini Zenelaj, Aferdita Muzhaqi, Mimoza Sotiri, Rudina Bani, Irma
Alickaj, Shpresa Rama e Lindita Hysko si dhe këngëtaren Kristina Marku.
Njëkohësisht u vlerësuan disa ish-mësues dhe aktivistë të shoqatës, të respektuar
në komunitetin shqiptar të Filadelfias. Me certifikatën e “Mirënjohjes” u vlerësuan
personat me karierë të gjatë në mësimdhënie (në Shqipëri e këtu në shkollat
publike të qytetit Filadelfia z.Ardian Cani, znj. Mercedes Meta dhe z. Skënder
Libohova. Me cmimin “Nderi i Komunitetit” u vlerësuan një nga anëtaret
themeluese të shoqatës znj. Ylka Fili si dhe gazetarja znj Eva Dori. Por njw
mesazh mirënjohje u dha edhe për ata që e duan dhe e ndihmojnë shoqatën pa
kushte, edhe pse nuk janë fizikisht këtu. Vlërësimi “Mike e Shoqatës” ju dha
zonjës Entela Lika drejtore e shkollës “1 Maji” në Tiranë që kishte ardhur enkas
për të festuar këto dy festa me ne. Mikja e mirë e shoqatës sonë do të jepte një urim
të vecantë dhe dedikim pesë mësueseve të shkollës shqipe dhe premtoi
binjakëzimin e shkollës sonë me shkollën “1 Maji”. Si mësuese dhe pasi vizitoi
mjediset e shkollës “Gjuha Jonë” dhe u njoh me sfidat që ne përballemi, ajo
premtoi sigurimin e tekteve per të gjithë nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”