OKB në Shqipëri sugjeron rishikimin e Ligjit për Barazinë Gjinore

E martë, 17 Nëntor, 2026

OKB në Shqipëri duke marrë shkas nga Dita Ndërkombëtare të Gruas ka risjellë në vëmendjen publike “Ligjin për Barazinë Gjinore”. Duke e konsideruar si një moment historik miratimin e tij 15 vite më parë, OKB sugjeron se ka ardhur momenti që ku ligj të rishikohet. Në një deklaratë publike Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme OKB në Shqipëri thotë se me kalimin e viteve, agjenda e barazisë gjinore ka vazhduar të evoluojë, duke përfshirë edhe një lëvizje të fortë feministë, ndaj OKB-ja në Shqipëri ka shfrytëzuar rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për të reflektuar mbi këto zhvillime dhe për të avokuar për një rishikim të ligjit, i cili mund të jetë veçanërisht i dobishëm në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Për këtë arsye  OKB-ja në Shqipëri dëshiron të ofrojë një kontribut fillestar në bisedën publike mbi rishikimin e Ligjit, i cili përfshihet si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare ekzistuese për Barazinë Gjinore.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar partnerë, kolegë dhe miq,

Miratimi i Ligjit për Barazinë Gjinore gati 15 vjet më parë përfaqësoi një moment historik në përshtatjen e kornizës ligjore kombëtare me standardet ndërkombëtare. Me kalimin e viteve, agjenda e barazisë gjinore ka vazhduar të evoluojë, duke përfshirë edhe një lëvizje të fortë feministe. OKB-ja në Shqipëri ka shfrytëzuar rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për të reflektuar mbi këto zhvillime dhe për të avokuar për një rishikim të ligjit, i cili mund të jetë veçanërisht i dobishëm në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Përmes këtij dokumenti të përbashkët të agjencive të saj, OKB-ja në Shqipëri dëshiron të ofrojë një kontribut fillestar në bisedën publike mbi rishikimin e Ligjit, i cili përfshihet si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare ekzistuese për Barazinë Gjinore.

Ligji i vitit 2008 për Barazinë Gjinore luajti një rol kyç në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në vend. Ai prezantoi kuota gjinore për të rritur përfaqësimin e grave në pozitat e zgjedhura, kërkonte që buxhetet dhe politikat të merrnin parasysh nevojat dhe prioritetet e grave dhe burrave. Ligji synonte të eliminonte diskriminimin e bazuar në gjini në të gjithë sektorët e veprimit të qeverisë, duke siguruar mekanizma adekuat mbrojtës. Falë dispozitave të tij, pjesë të tjera kyçe të legjislacionit u forcuan, si për shembull për pjesëmarrjen në punë, të drejtat pronësore, përfaqësimin dhe aspekte të tjera të jetës së njerëzve.

Një ligj i rishikuar për Barazinë Gjinore mund të kontribuojë në përshpejtimin e progresit mbi barazinë gjinore që është pjesë integrale e SDG-ve, duke përfshirë për shembull përmes fokusit të qëndrueshëm në promovimin e agjencive dhe përfaqësimit të grave nga grupet e pafavorizuara, si dhe nxitjen e investimeve në kapacitetet gjinore dhe koordinimin ndërmjet institucioneve. , si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.

Me urimet më të mira,

Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme OKB në Shqipëri

Lexoni Qëndrimin e OKB në Shqipëri për rishikimin e Ligjit për Barazinë Gjinore ketu:

https://albania.un.org/sq/222034-q%C3%ABndrimi-i-okb-n%C3%AB-shqip%C3%ABri-p%C3%ABr-rishikimin-e-ligjit-p%C3%ABr-barazin%C3%AB-gjinore

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.