Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ka qenë rreth mesnatës së datës 4 mars kur BMË në të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë: 19-vjeçarja Eralda Spahillari dhe shoqja e saj Barbara Brotto, vetëm 17 vjeçe humbën jetën.
Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Eralda Spahillari një ish-nxënëse e shkollës Lepido Rocco në Motta di Livenza, ëndërronte të bëhej estetiste ndërsa aktualisht punonte si kameriere për t’i ardhur në ndihmë familjes. Viktima tjetër ishte vetëm 17 vjeç, është e reja Barbara Brotto me banim në Oderzo. Të dyja ishin ulur në sediljet e pasme dhe vdiqën menjëherë, sipas mediave italiane ishte i dashuri i Spahillarit ai që drejtonte automjetin. Kur mjekët mbërritën në vend për dy vajzat nuk mund të bënin asgjë më shumë, lëndimet e pësuara ishin shumë të rënda.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.