Aksidenti në Greqi/ 6 shqiptar humbën jetën flamuri sot në gjysëmshtizë,

E martë, 17 Nëntor, 2026

Numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik në Greqi shkoi në 6. Lajmin e ka konfirmuar Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila publikoi emrat e viktimave të këtij aksidenti, teksa përcolli dhe një mesazh ngushëllimi për familjet e tyre.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato ; Ifigjenia Micka ; Erieta Molko ; Ioanis Xhiollas ; Denis Ruçi ; Pavlin Bozo”, thuhet në mesazhin e ministres.

Flamuri kombëtar u ul në gjysëmshtizë sot në të gjitha ambasadat shqiptare në botë në nderim të viktimave të këtij aksiedenti tragjik, pjesa më e madhe e të cilëve ishin studentë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.