5 shqiptarë janë të përfshirë në tragjedinë hukurudhore në Greqi, të cilët ndodhen të shtruar në spital. Lajmi është konfirmuar për ABC News nga ambasadorja shqiptare në Greqi. Referuar gjendjes së tyre shëndetësore, mësohet se dy prej të plagosur ndodhen në gjendje më të rëndë, ndërsa tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht edhe nga ministria e jashtme, e cila thekson se deri më tani fatmirësisht nuk ka shtetas shqiptarë në radhët e viktimave.
“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në rradhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore.”- thuhet në njoftimin e MEPJ.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.