Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Larisa të Greqisë ku janë përplasur së dy trena. Numri i viktimave ka shkuar në 40 dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës u hapër për të akomoduar të plagosurit, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.