Programi i larmishëm që u zhvillua të dielën më 19 shkurt në Londër, për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën e koncerteve të shkollës shqipe Ardhmëria, ishte një nderim për të gjithë të rënit dhe heronjtë e Kosovës martire.
Festa u organizua nga Shoqata “Ardhmëria” me shkollën e saj shqipe (mësues, nxënës, prindër) dhe në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës.
Gjithashtu, shoqata “Peja” e përkrahu këtë iniciativë kulturore.
Pas ekzekutimit të himneve Shqipëri-Kosovë, z.Lutfi Vata kryetari i shoqatës “Ardhmëria” përshëndeti duke sensibilizuar komunitetin shqiptar të pranishëm në sallë dhe ftoi për përshëndetje të ftuarit e nderit:
Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qirjako Qirko.
Një fjalë përshëndetëse që u mbajt nga prof.. Fatmir Terziu, nga z. Abedin Bajraktari, nga z. Zenel Hoxha, nga znj. Mirela Thanasi drejtoresha për Diasporën në Agjencinë Kombëtare të Diasporës, nga znj. Karen Buck deputete në Parlamentin Britanik, nga Kryetarja e Bashkisë e Barnet znj. Alison Moor, nga z. Alban Beqiri kryetar i shoqatës “Peja”.
Në vazhdim programi u paraqit nga aktorja e talentuar Ina Nallbani e cila edhe vet interpretoi një poezi.
Pjesa e parë e programit iu rezervua nxënëseve të shkollës shqipe “Ardhmëria”, filizave e familjeve shqiptare, gjenerata e bukur e Diasporës që i dhuroi publikut nëpërmjet vargjeve, këngëve dhe valleve urimin e dlirë kushtuar 17 Shkurtit 2008! Për t’u falenderuar mësueset Aida Haziri, Vlora Vojvoda, Zejnepe Zeneli, Albana Vata.
Vajzat e grupit të valleve “Ardhmëria” shkëlqyen nën ritmin e valles së Pavarësisë, atë të Krushës së madhe dhe me potpuri valle ndërsa programi vazhdoi me interpretues dhe artistët e ftuar.
U nderua figura e Halil Alidema me një poezi nga libri i tij “ Pakohë” që në skenë u ngjit ta interpretonte vajza e tij znj. Yllka Alidema.
Në vazhdim violinisti Izet Hivzolo
Interpretuan poezi Eliona Kodra, Selman Lokal, Burim Turjaka!
Kënga popullore e DJ. Kastrati dhe Arif Madana ngriti zemrat peshë.
Në mbyllje nga Postriba kishim në mesin tonë Goflie Papleka me valltaret.
Gjithashtu, këngëtari Blendi Polena nga Shqipëria.
Një ekspozim skenik u bë edhe me disa kostume popullore të ardhura posaçërisht nga Tradita.AL e z.Edlira Sula nga Tirana në skenën tonë.
Nga Anila Kadija










