Ndërhyrja në Kriza/ Policja shqiptare dekorohet me Çmimin e Vitit në SHBA

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Arjeta Kavaja, police me origjinë nga Kosova është nderuar me “Çmimin e Vitit” në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka marrë dekoratën “Policja e Vitit 2022 për Ekip të Ndërhyrjes në Kriza” nga Universiteti i Central Florida, për kontributin e dhënë prej saj në radhët e policisë amerikane.

Ngjarja

Për Euronews Albania, oficerja Kavaja ka treguar se çmimi i marrë së fundmi është një dekoratë e rëndësishme dhe tejet e vështirë, pasi ka të bëjë me mënyrën sesi menaxhohen krizat në komunitet.

“Çmimin pse e fitova? Kam pasur shumë raste me studentët, ka qenë një profesoreshë e cila kishte vendosur të bënte vetëvrasje. Vetëvrasjen kishte vendosur ta bënte në zyrën e punës, në universitet. Erdhi thirrja, në ato momente të gjithë vrapuam, kishte marrë thikën e kuzhinës që e kishte marrë në zyrë. Ishte e mbyllur brenda në zyrë. Ajo ndërtesë është e vështirë sepse nuk kishim informacion se ku konkretisht ajo ishte. Për fat e gjeta unë, e kishte mbyllur derën, nisa t’i flisja, e binda të hapte derën. E binda të me jepte thikën, ja largova thikën, u ula e po bisedoja me të. Ajo ishte profesore historie, për Luftën e Dytë Botërore, dhe unë në ato momente e shfrytëzova sepse gjyshi im ka qenë në Luftën e Dytë Botërore. Folëm aq shumë sa harroi ku ishte e çfarë po ndodhte dhe gjithçka përfundoi”, tregoi policja.

Vlerësimin për policen shqiptar e ka mbështetur dhe një profesore amerikane e cila në një postim ka shpjeguar punën mrekullueshme të policës shqiptare:

Një prind foli me Policinë e UCF, saktësisht me oficeren Arijeta Kavaja, për një shqetësim në lidhje me vajzën  e tij e cila vuan nga narkolepsia. Prindërit ishin të shqetësuar sepse sa herë që vajza e tyre kishte një atak nakrkolpesie në publik (pra e zinte gjumi në mënyrë të pavullnetshme) njerëzit telefononin policinë sepse mendoni se ajo mund të kishte humbur ndjenjat. Oficerja Kavaja i siguroi prindërit se do të kërkonte byzylykun e saj mjekësor dhe skanonte ID-në e saj për kushtet mjekësore. Në këtë mënyrë nëse stacioni i policisë do të merrte një telefonatë mund të vepronte për të ndihmuar vajzën e tyre. Ata gjithashtu shkëmbyen informacione kontakti në mënyrë që të mund të ndajnë më shumë për narkolepsinë, e cila më pas mund të shpërndahej tek të tjerët oficerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.