Një delegacion i administratorëve arbëreshë nga krahina e Kozencës po marrin pjesë në festimet që po zhvillohen në Gjakovë, qytet në jug të Kosovës, të ftuar nga institucionet vendore. Të pranishëm janë Gennaro Capparelli, kryebashkiaku i Acquaformosa, Alessandro Tocci kryebashkiaku i Civita dhe Angelo Catapano kryebashkiaku i Frascineto, të cilët shoqërohen nga nënkryetari i bashkisë Frascineto, Angelo Prioli, nga këshilltarët bashkiakë të Civita, Maria Pirrone dhe Antoluca De Salvo, dhe nga Rossella Bellusci e grupit “Arbëria” të Frascinetos.
Sot në mëngjes, në përfundim të ceremonive zyrtare të mbajtura në selinë e Komunës së Gjakovës, para kryetarit Adrian Gjini, kryetares së këshillit komunal, Arbenesha Kuqi, gjithë këshillit komunal të qytetit të Kosovës dhe me shumë kryebashkiakë shqiptarë të pranishëm, përfshirë ata të Shkodrës (Bardh Spahia) dhe Sarandës (Adrian Gurma), tre kryebashkiakët italo-shqiptarë diskutuan me bashkëbiseduesit e tyre se si të forcojnë marrëdhëniet midis komuniteteve, duke hedhur gjithashtu themelet për një binjakëzimin e ardhshëm.
“Jemi të lumtur dhe të kënaqur që arritëm që në ditën tonë të parë të takimeve të arrijmë qëllimin tonë që është të vendosim themelet për ndërtimin e urave me vëllezërit tanë në Kosovë. Falenderojmë institucionet, por mbi të gjitha komunitetin e Gjakovës, për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që na kanë bërë”, deklaruan Gennaro Capparelli, Alessandro Tocci dhe Angelo Catapano.