Të mërkurën, më 22 shkurt 2023, ora 17:30, Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR) organizon në Bibliotekën Metropolitane të Bukureshtit, një veprimtari “in memoriam” kushtuar shkrimtares Dora d’Istria (1828-1888), pseudonimi letrar i Elena Gjikës, princesha rumune me origjinë shqiptare, intelektuale me përmasa europiane.
I ftuar special është Dr.Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, historian dhe hulumtues, njohës dhe bashkëpunëtor i komunitetit shqiptar të Rumanisë.
Elena Gjika mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Europës dhe përkrahu Rilindjen Kombëtare Shqiptare, duke mbajtur lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko etj. Në një varg studimesh: “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” (La nationalité albanaise d’après les chants populaires, 1866), “Les écrivains albanais de l’Italie Méridionale” (Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore, 1867), “Gli albanesi in Rumenia” (Shqiptarët në Rumani, 1873), Affaire de l’Albanie, în: Indépendance hellénique, Atena, 10 august 1872 etj, ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar për liri.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.