Komuniteti shqiptar në Hania, Kretë është një nga komunitetet me aktive në vendin fqinj. Jo vetëm në qytezën e tyre, ku shpesh janë të angazhuar në punë vullnetare, por edhe duke i ardhur në ndihmë komuniteteve të tjera. Sidomos në raste fatkeqësisht, siç ishte edhe tërmeti i një jave më parë që goditi Turqinë. Anëtarë të të gjitha moshave të komunitetit janë angazhuar në mbledhjen e ndihmave për të prekurit e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë më 6 shkurt.
Ne konferencën për shtyp të mbajtur nga Sindikata e Ndërtuesve të Hanias, në lidhje me fushatën sensibilizuese për të ndihmuar të prekurit nga Tërmeti, Afrim Avdia, kryetar i Komunitetit Shqiptar të Hanias, shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën popullin e tyre dhe mbështetjen e tij për dy popujt e Sirisë dhe Turqisë. Madje, ai foli për unitetin e treguar nga sindikatat për të mbështetur të prekurit nga tërmeti.
“Falënderojmë nga zemra të gjithë organizmat që morën pjesë në këtë nismë, falënderojmë komunitetin tonë ku si asnjëherë tjetër treguan që ne jemi tepër të fuqishëm të gjithë së bashku. organizata jonë ka treguar dhe tregon dita ditës që ne së bashku jemi vetëm fitimtarë ndaj kujtdo, të gjithë së bashku bëjmë diferencën, të gjithë së bashku ju japim jetë dhe të tjerëve. Faleminderit Organizmave të ndryshëm vendas të cilët kanë qenë kurdoherë krah për krah njeriut në nevojë, pa dallime racash, fe-je apo shtetesh”, thuret në njëoftimin e shoqatës. .
Ndihmat e para do të nisen nesër për në Turqi të cilat do të priten nga Sindikatat simotra atje dhe nga Komuniteti shqiptar në Turqi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.