Bodrumi i vjetër i shkollës profesionale po “shndërrohet” dalëngadalë në një sallë moderne shumë funksionale, falë nismës së mësuesve të shkollës dhe punës vullnetare të “Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Chania”. Brenda pak javësh vendi do të ndryshojë tërësisht pamje.
Është e diel në mëngjes dhe puna është në kulmin e saj, Petro Busi dhe Elinto Lesi po shtrojnë pllakat, Floria Silo dhe Jani Gaxha po punojnë në murin që kanë ndërtuar për të ndarë hapësirën nga dhoma e kaldajës.
“Në këtë kënd do të vendosim makineritë për ushtrimet fizike, në këndin tjetër një tavolinë ping-pongu, më tej do të vendosim një zonë mësimi ku do të ketë tavolina dhe libra për ata që duan të lexojnë. Gjithashtu do të mirëmbajmë zonën ku ne dhuroni rroba të përdorura”, shpjegon drejtori i Shkollës Profesionale nr 2, Thodhoris Psarakis.
Z.Psarakis gjithashtu thekson kontributin e njerëzve të “Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë të Chania”.
“Ndihma e dhënë nga “Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë të Chania” është e vlefshme! Në baza jofitimprurëse dhe me punë personale ndihmojnë në krijimin e një hapësire multifunksonale për studentët dhe mësuesit”. Ne aspirojmë të ridizajnojmë një hapësirë pritëse aktivitetesh për të gjithë me ndriçim dhe akustikë të kujdesshme që do të “ftojë” studentët në zona të veçanta aktiviteti dhe do të ketë materiale që do të mbështesin një gamë të gjerë aktivitetesh”, thotë ai duke shtuar se tani për tani kur bie shi ose moti është i keq dhe fëmijët nuk mund të dalin në oborr, nuk ka vend për të kaluar kohën e tyre në mënyrë krijuese.

Jemi në dispozicion !!!
“Kemi vite në Chania dhe kemi shumë eksperiencë në industrinë e ndërtimit. Duam të ndihmojmë edhe shkollën, nxënësit dhe mësuesit, me punë dhe në pjesën financiare ku mundemi”, tregon sekretari i shoqatës së Emigrantëve Shqiptar në Chania, z. Zamir Gega. Nuk është hera e parë që Shoqata mbështet në mënyrë jofitimprurëse përpjekjet e shkollave dhe kolektivëve të tjerë në Chania.
“Ne bashkëpunojmë me shoqatën “Synanthropos” dhe e kemi ndihmuar në gjërat që ajo bën. Jemi gjithmonë në dispozicion, nuk harrojmë që njerëzit këtu në Chania na pritën në vitet e para kur edhe ne patëm “guximin” tonë dhe duhet ta shpërblejmë. Dhe fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Në Chania jetojnë 8-9000 emigrantë shqiptarë dhe ne duam të ndihmojmë dhe do të ishte mirë që ta bënte edhe dikush tjetër”, theksoi Gega.
Shkolla tani kërkon ndihmë për furnizimin me dru laminat për dyshemenë dhe vazhdon përpjekjet që shumë shpejt të ketë një sallë me shumë funksione. /Perkthyer nga Χανιώτικα Νέα/




