“Rozafa” , shoqata më e re shqiptare në New York

E martë, 17 Nëntor, 2026

Fundjava që po lëmë pas, ka shënuar dhe një aktivitet shumë domethënës në komunitetin shqiptar të zonës së Tri-Shtetshit, (Nju Jork, Nju Xhersi, Kenetiket), gjegjësisht , bëhet fjalë për një takim të shtunën e kaluar të veprimtarëve shkodran emigruar në periudha të ndryshme, pjesëtar të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në SHBA.

Një aktivitet ky që për synim kishin bashkimin e shkodranëve në SHBA, në një ombrellë – krijimin e një shoqatë e cila do të pagëzohej ne emrin mitik Rozafa , dhe do të shërbej si një platformë për bashkëpunim, me shoqatat e tjera të komunitetit në çdo aktivitet, dhe, të punojë si një mundësi solidarizimi me Shkodrën, në çdo ndihmë që do të kërkohet, përfshirë edhe fatkeqësitë natyrore(përmbytjet , ndihma sociale, për familjet shkodrane, dhe shkatërrimet e tjera).

Në ishullin Staten Island në Nju Jork, lokalin  “Willow Club” me pronar DJ Fati ishte vendi ku ishin tubuar dhjetra shkodran të emigruar kryesisht tre dekadat e fundit, shqiptar të profileve të ndryshme, të cilët kishin ardhur për të përkrahur këtë iniciativë, të ngritur nga presidenti i organizatës “Rrënjët Shqiptare” (Albanian Roots), marinsi amerikan Marko Kepi.

Në një atmosferë mjaft miqësore ku nuk mungojë “bejtja”shkodrane, humori, muzika e kanga e bukur shkodrane e kënduar plot ambëlsi dhe me mjeshtëri nga këngëtari i talentuar shkodran Ilsi Ademi, shoqëruar nga muzikantja shkodrane Gjilberta Lucaj, e cila është një violonçeliste koncertesh në Nju Jork me një karrierë ndërkombëtare, dhe artistja Valbona Sula-Çoba, nisi takimi i paralajmëruar në rrjetet sociale për themelimin e shoqatës shkodrane. “Rozafa Shkodra Association”.

Shkodranët e Amerikës- zonës së Tri-Shteshtit me Iniciativën e Marko Kepit themeluan shoqatën e tyre “Rozafa”.

Kozeta Turishta, një nga hiret e gazetarisë shqiptare në SHBA, një herit edhe pjesë e grupit organizator të këtij takimi të cilin ajo e drejtoi, pasi përshëndeti të pranishmit duke iu uruar mirëseardhje, foli për rëndësinë që do të ketë në komunitet iniciativa e Marko Kepit dhe e mbështetur fuqimisht nga Eddie Drishti së bashku me një grup aktivisteve e  intelektualëve shkodran.

“Me miq të mirë e të dashtun”, shprehet Turishta, “themeluam Shoqatën me të re ” Rozafa” , emër i madh për t’u mbajtur por uroj të qëndrojmë të fortë si vetë gurët e Kështjellës legjendare!

Duke folur për synimin e kësaj shoqate jo fitim prurëse dhe jo qeveritare, ajo tha se : “Misioni i shoqatës është të promovojmë e të mbajmë gjallë gjuhën e bukur shqipe, traditën e kulturën shqiptare! Shkodra e ka zemrën e madhe dhe i fton të gjithë t’i bashkohen familjes së saj më të re sepse vetëm me ju mund të ecim përpara.”

Më pas gazetarja Turishta, duke e shoqëruar në fjalën e saj me nga një përshkrim të shkurtër për secilin nga pjesëtarët e grupit themelues të Shoqatës Rozafa, njohu të pranishmit edhe me bordin drejtues : Eddie Drishti – Kryetar, Gjilberta Lucaj Cohen, Zëvendëse Presidente, Ilsi Ademi Sekretar, Metin Timi Mlloja Arkëtar, Kozeta Turishta, Myzafere Alija, dhe Bujar Ademovi anëtar të Bordit Këshillimor, ndërsa Eno Kepi është Përfaqësues i shoqatës në Shkodër, dhe ftoi ata të përshëndesin nga foltorja.

Themelimin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa në Staten Island NY, është përshëndetur nëpërmjet një videomesazhi nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia.

Ndërkohë, ajo ftojë kryetarin Eddie Drishti të shpjegojë dhe rrjedhën e arritjes deri në ditën e themelimit të Shoqatës Rozafa, dhe të flasë në disa pika të shkurtra, për t’iu dhënë të pranishmëve një pasqyrë se për çfarë bëhet fjalë, me këtë shoqatë.

Zoti Drishti, tha që “Rozafa” e shkodranve “do t’ju bashkëngjitet me dinjitet të gjitha shoqatave e organizatave të komunitetit, ashtu si në të kaluarën në çdo paradë me Marko Kepin dhe organizatën “Rrënjët Shqiptare” e shoqatat e tjera në aktivitetet kombëtare”.

“Një herit në rolin e kryetarit ai u shpreh me përulësi dhe me respektin ma te madhe per besimin qe iu dha me perfaqsue si Presidenti i Shoqatës me te re edhe me nji emer legjendar, Rozafa!”

“Ju falenderoj nga zemra “, tha Drishti, “ dhe, ju siguroj se do punoj me gjithë shpirt edhe djerse, ne radhë të pare, me bordin e saj të mrekullueshëm, me gjithë ju miqtë e mi të shumtë :”Guri i par asht vendos hajde se bashku ndërtojmë Kalanë”.

Më tej ai po ashtu dha një falenderim të veçantë për iniciatorin Marko Kepi dhe grupin themelues, Bordin Ekzekutiv – Myzafere Alija , Kozeta Turishta , Ilsi Ademi , Bujar Ademovi , Metim Miloja, edhe zëvendësen e tij Gjilberta Lucaj Cohen!

Më pas kryetari shoqatës “Rozafa” Eddi Drishti, ka falënderuar edhe mediat, e pranishme, në këtë aktivitet, si dhe : organizatën Albanian Roots – Rrenjet Shqiptare , Albanian Excellece, (Andis Gjoni), Shoqata Ulqini, (Xhemo Lanica), Albanian American Civic Legua-  Association Struga (Astrit Zhaku),Alba Life – Sons Of Illyria N.J. (Agim Sheji )Tratoria Tocana , (Ardian Lakja).

Njē falënderim i veçantë në emër të shoqatës “Rozafa”, drejtuesja e aktivitetit gazetarja Kozeta Turishta gjatë prezantimit ua drejtojë artistëve të njohur të komunitetit Gezim e Angjelina Nika , Raif Hyseni e Merita Halili dhe legjendës së basketbollit shkodran Osmani.

“Dje , kisha kënaqësinë dhe nderin e madh të pranoja rolin si zëvendese – presidente e organizatës “Rozafa -Shkodra Association” thotë Gjilberta Lucaj- Cohen.

Dhe, shton se dua te falenderoj Marko Kepin për iniciativën e mrekullueshme anëtaret të grupit tone, Kozeta Turishta, Presidentin Eddi Drishti, Tim Mlloja financierin, Myzafere Alija ,Bujar Ademovi, anëtarët e grupit këshillimor dhe Ilsi Ademi sekretarin e shoqatës”.

Artemis Drishti shkroi në llogarinë e shoqatës “Rozafa” se kjo ishte : “Një ëndërr që bëhet realitet, ishalla shkon mbarë Eddie Drishti, Myzafere Alija, Marko Kepi, Ilsi Ademi, Bujar Ademovi, Gjergjina Lucaj Cohen, Kozeta Turishta dhe shume pjesëtarë të tjerë që morën pjesë në këtë event kaq domethënes për komunitetin shqiptar, dhe një falenderim të veçantë për miqtë tanë që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Gezim Nika, Angjelina Nika, Merita Halili e Raif Hyseni”

Festa e themelimit u mbyll me një mini-koncert, me një program të bukur artistik, për themelimin e Shoqatës Rozafa.

Këngëtari Ilsi Ademi këndoi disa këngë shkodrane të shoqëruar në Cello nga artistja Gjilberta Lucaj – Cohen dhe Pranvera Sula – Çobo në kitarë, shoqëruar duke u kënduar si në “korë” nga të gjithë pjesëmarrësit .

Pas themelimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa – shoqatës më të re në komunitetin shqiptar, u dha një koktej ndërsa të pranishmit uruan shkodranët për suksese dhe bënë fotografi të përbashkëta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.