Një autobus me emigrantë nga Kosova që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë mbrëmjen e së shtunës në Serbi.
Fatmirësisht të gjithë udhëtarët që ishin në autobus nuk pësuan lëndime, ndërsa pas incidentit autobusi vazhdoi me itenerarin e tij.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në Krushevc.
Nga fotot e para nga incidenti duket se është sulmuar me gurë pjesa e përparme e autobusit duke thyer xhamin.
Autoritet thonë se janë duke e hetuar ngjarjen, por ende nuk kanë detaje se kush qëndron pas sulmit.
Ndërkohë ky incident vjen pas ditësh të tëra tensione në veriun e Kosovës, ku serbët lokale ngritën barrikada pas arrestimit të ish zyrtarit policor Dejan Pantiç.
Barrikadat u hoqën kur Pantic u vendos në arrest shtëpie, por klima e tensioneve ne veri nuk duket se është zbutur./TCH/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.