5 janar 1991 recitohej për herë të pas gjysmë shekulli “Lahuta e Malcis”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 5 janar 1991 është recituar për herë të parë në publik pas 45 vjetësh “Iliada” shqiptare, “Lahuta e Malcis”.

Përgjatë gjysmëshekullit të regjimit komunist, kryevepra e Atë Gjergj Fishtës, u censurua krahas botimeve të autorëve të tjerë nga veriu i vendit, Camaj dhe Harapi. Megjithatë, popullariteti i kësaj vepre në radhët e shqiptarëve, në mënyrë të veçantë mes shkodranëve, ishte i padyshimtë.

Në Shkodër, gjatë këndimit të vargjeve të Fishtës, pati një çast pezulli prej aktorit në rolin e rapsodit. Mirëpo, performuesit i erdhi në ndihmë publiku, që fragmente të veprës i kishte memorizuar varg për varg.

Studiues të shumtë, vendas dhe të huaj, e kanë cilësuar Fishtën si figurën më madhore të letrave shqipe në shek. XX-të. Krahas barabitjes me “Iliadën” e autorit helen, në veprën e Fishtës do të gjendeshin afinitete edhe me stilin e Dantes dhe të Gëtes, për nga pleksjet e mitologjisë me realitetin, mendimi filozofik dhe dramaciteti.

Bashkëngjitur, një foto e Fishtës mes personaliteteve të kohës dhe fragmente nga kryevepra “Lahuta e Malcis” publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.