Zjarr në qendrën për të huajt e mitur në Itali, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një zjarr ka përfshirë qendrën për të huajt e mitur në Santa Caterina di Pasian di Prato në Udine, ku për pasojë një 17-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet e zjarrit, ndërsa Ansa raporton se një prej të plagosurve është një 16-vjeçar me kombësi ganeze i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Zjarri i cili ka rënë rreth orës 2.30 të mëngjesit, është shuar plotësisht nga Forcat Zjarrfikëse dhe tashmë është nën kontroll.

“Viktima është një djalë 17-vjeçar, një i ri shqiptar i cili kishte rreth një vit me ne, ishte thjesht një djalë shumë i mirë. Të gjithë jemi zemërthyer. Tani po përpiqemi të kuptojmë se cilët ishin shkaqet e zjarrit”, tha Michele Lisco, kreu i komunitetit të të rinjve në provincën e Udine.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.